Në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, sot u mbajt protesta kundër kandidimit të diplomatit serb, Vuk Jeremiq, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Në protestë përveç organizatorëve e qytetarëve liridashës morën pjesë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të partive të tjera. Në afishet që u shfaqen në mesin e protestuesve shkruante: “Janë vrarë 11.840 veta, të zhdukur 1.666 mbi 20 mijë gra të përdhunuara”. Në fjalën e saj kryesuesja e shoqatës, “Thirrjet e Nënave” Nysrete Kumnova u shpreh kundër emërimit të serbot Jeremiq në një organizatë botërore sikur është OKB-ja. Të indinjuar dhe të revoltuar me të drejtë lidhur me paralajmërimet se serbi, Jeremiq mund të ketë pozitën më të rëndësishme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në të ardhmen e afërt, protestuesit janë shprehur kategorikisht kundër emërimit të tij, sepse kjo do të fyente viktimat në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kroaci.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …