LDK: Derisa çështja e dialogut me Serbinë po e mbizotëron debatin, koalicioni qeveritar po uzurpon institucionet

LDK-ja: Vetëvendosja parti anarkiste, antishtetërore dhe e kriminalizuar (!)

Përmes një komunikate degët e LDK-së të Prishtinës, thonë se shprehin indinjatë të thellë dhe dënojnë ashpër tendencën dhe synimin e rrezikimit të jetës dhe pronës së qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës, nga anëtarë të Vetëvendosjes nga arsenali luftarak i gjetur para disa ditësh dhe ajo qe u gjet në depon “ushtarake” të Vetëvendosjes” që u prezantua para mediave nga ana e Policisë së Kosovës. Përgëzojmë policinë e Kosovës për punën e bërë dhe për pengimin, preventivën, parandalimin e gjakderdhjes”. LDK shtron pyetjen se kush po iu beson anarkistëve, duke sqaruar se përjashtim mund të bëjnë dhe ndoshta jo të gjithë ata, militantët që po i punësojnë dhe paguajnë në Komunën e Prishtinës, se janë pak që ju besojnë, u pa të enjten në protestën e dështuar, me një numër simbolik të protestuesve. Nuk ‘mbrohet’ Republika duke e djegur, duke mos e njohur atë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Kaptinë e veçantë në tërë këto zhvillime, sipas LDK-së, veprime anarkiste, antishtetërore që po bënë kjo parti e kriminalizuar, janë krerët e Prishtinës. “Në vend që të punojnë për Prishtinën, për çka janë votuar Shpendi dhe Dardani, pa fije turpi, vazhdojnë me demagogji, me gënjeshtra. Nuk ‘shiten’ me ato, ju ka dal fala thotë populli. Ata vazhdojnë të janë në mbrojtje të atyre që me muaj të tërë po sulmojnë dhe djegin Institucionet e vendit, pronën private dhe publike, po rrezikojnë jetën e qytetarëve, në një mënyre po terrorizojnë Prishtinën dhe qytetarët e saj”, thuhet në reagim. “Shtrohet pyetja, për çka u arrestuan nga policia e Kosovës asambleistët e VV në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Sadri Ramabaja dhe Qëndron Kastrati, dyshimet janë se ishin asambleiste-militant me shishe molotovi, përgjigjen për këtë duhet ta japin organet kompetente”, thuhet në reagim.

“Ju bëjmë me dije edhe njëherë juve që ju ka verbuar lufta për pushtet, një kohë bukur të gjatë, lufte kjo jo politike, jo demokratike dhe kundërshtetërore, se pushteti fitohet me vota, jo me dhunë, jo me molotov, jo me synim për gjakderdhje. Ju tanimë nuk jeni vetëm anarkistë, jeni më shumë se kaq, jeni shndërruar në tentues të shkatërrimit të Shtetit, Republikës, në tentues të shkatërrimit të asaj që me mund e gjak kanë arritur qytetarët e Kosovës, Republika e Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK i ka thënë LVV-së se “nuk mund ta shkatërroni atë që është ndërtuar dhe po ndërtohet nga qytetarët dhe Institucionet e Kosovës”. “Sepse janë qytetarët e Kosovës që nuk ju përkrahin juve, dhunën tuaj, synimet tuaja. Ju nuk do të mund t’i largoni nga ne miqtë tanë, SHBA-të dhe shtetet e BE-së. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës prej themelimit të saj, tani dhe ne të ardhmen janë këta miq që kemi, qytetarët e Kosovës dhe Shteti ynë i ka këta miq dhe përkrahës, një gjë e dimë nuk i kemi miq dhe përkrahës Rusinë dhe neokomunistët… Shtrohet pyetja kush janë miqtë tuaj?… këtë më së miri ju e dini…”, thuhet në reagimin e LDK-së. “Falënderim dhe mirënjohje e veçantë ju takon qytetarëve të Prishtinës në veçanti dhe Kosovës në përgjithësi për nivelin e tyre të lartë të përgjegjësisë qytetare, vigjilencës, syqeltërsisë, qetësisë dhe vullnetit të lartë për ruajtjen e jetës së qytetarëve, pronës së qytetarëve dhe Institucioneve, duke mos iu bashkangjitur protestuesve,veçmas asaj pjese qe kishin qenë të gatshëm, të pajisur dhe furnizuar, por fatbardhësisht të parandaluar nga organet e rendit, për rrezikim të jetës së qytetarëve dhe dëmtim të pronës shtetërore dhe private. Të vazhdojmë që së bashku me organet kompetente, secili me punën e vet, kontributin e vet, ta ruajmë dhe mbrojmë Kryeqytetin tonë, Prishtinën tonë dhe Republikën e Kosovës nga shkelësit e ligjit”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …