Po të mund ta ngjallnim Nënën Terezë për t i treguar se sa paraja është harxhuar sonte për ta organizuar këtë koncert për nder të saj, besoj që bash horë e rezil do t’i kishte bërë! Po a jeni në mend more? Po kush ju këshilloi të veproni kaq djallëzisht. A mendoni se me spektakle të tilla vërtetë do ta nderoni Nënë Terezën, simbolin e humanizmit dhe solidaritetit me të varfrit? Jo, o të mjerë! Kështu nuk nderohet një figurë si ajo e Nënës Terezë. Përkundrazi, me spektakle të tilla ju e fyeni Nënën Terezë.Ajo do të nderohej sikur paratë e harxhuara për spektaklin në emër të saj por për interesa të marketingut tuaj personal, t’i kishit mbledhur dhe t’ia kishit dhuruar misionit të themeluar nga ajo!Spektakli e vërtetoi edhe një herë se fatkeqësisht kauzat e të varfërve përvetësohen për show nga ata të cilët në vendet e tyre janë shkaktarë kryesorë pse miliona njerëz jetojnë në mjerim të skajshëm. Nëse do të më duhej ta përmbyll këtë show me një fjali, do të thosha shkurt e shqip: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …