RKL: Z. Kryetar, si u prit emërimi juaj në postin e kryetarit nga stafi i komunës dhe cilat janë planet që Ju keni paraparë t’i realizoni gjatë këtij viti?
Smajl Latifi: Jam pritur me respektin më të madh. Jam kryetar i zgjedhur nga vota e qytetarëve. Unë do të respektoj punën e secilit punëtor të komunës, pavarësisht se janë apo nuk janë anëtarë të ndonjë subjekti politik.
Natyrisht se ato janë planifikuar nga stafi qeverisës i komunave. Janë shumë projekte për investime gjatë këtij viti dhe deri në rishikim te buxhetit ne qershor. Ne nuk mund te bëjmë ndryshime të mëdha megjithatë do të përpiqemi ta zbatojmë të ecim sipas një radhitje të projekteve të parapara në këtë vit, pra do të vazhdojmë për projekte aty ku kanë mbetur do të nisim projekte të cilat janë investime kapitale dhe do të përpiqemi ti përfundojmë brenda afatit ligjor.
Shpresoj dhe besoj fuqishëm që do të ndërmerren veprime në secilin sektor të qeverisjes. Gjendja nuk është e kënaqshme në asnjë sektor ka probleme edhe në administratë edhe në shëndetshmin e mirë qenies sociale kemi probleme edhe në sfida edhe në infrastrukturë edhe në ujësjellës, kanalizim pastaj sfida të tjera më të mëdha kemi të bëjmë diçka më shumë, shumë më shumë sivjet në përmirësimin e gjendjes së vreshtarëve fermerëve në përgjithësi jemi duke bërë përpjekje që ta nxëmë hapin dhe ta implementojmë projektin e komisionit evropian, por çka kemi fituar si grant një komplet 347 mijë euro prej qendrave numërues në Xërxë.
Komunat priten të participojnë me 40 mijë euro dhe bashkë pjesa tjetër i mbetet komisionit evropian i cili i ka procedurat e veta të rregullta dhe besojmë që ne do ta zëmë hapin përkundër vështirësive që na paraqiten si rezultat i mos miratimit të buxhetit të Kosovës.
Kemi ndërmarrë edhe hapa konkret në drejtim të vendosjes së linjave të komunikimit normal dhe bashkëpunimit me pronarët e podrumeve me qëllim që ta krijojmë një trekëndësh bashkëpunimi midis shoqatës së vreshtarëve, pronareve të podrumeve dhe institucioneve të autoriteteve të komunave në mënyrë që të mos na paraqitet problemi i grumbullimit të rrushit, po shpresojmë që sivjet nuk do ta kemi këtë problem dhe se d.m.th qysh tani jemi duke u angazhuar që edhe në qeverinë qendrore do të kemi linja të qarta edhe të komunikimit edhe të bashkëpunimit do ta bëjmë një lloj adresimi edhe më të qartë në presionin demokratik në mënyrë që të kemi masa dhe veprime konkrete në adresimin e çështjes jashtëzakonisht serioze e cila veç shpërtheu në vitin e kaluar në sipërfaqe në Mirushë.
Ne e kemi një ofertë të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe për familjet e dëshmoreve, invalidë dhe veteran, unë do të kujdesem që ata të kenë një zhvillim më komod në zhvillim e veprimtarisë së tyre si shoqate dhe si organizatë sepse edhe jam pjesë e tyre e para, e dyta ata i kanë të gjitha ambientet e kuvendit komunal që mund ti shfrytëzojnë për aktivitetet e tyre unë do të kujdesem që ti gjejë hapësirat që ata të kenë më shumë kushte për punë do të kujdesem që t’ju plotësoj ato kushte me inventar me pajisje dhe dje isha për ti vizituar iu premtova dhe shumë shpejt vetëm do ta procedojmë formalisht si kërkesë në mënyrë që të protokollohet, pastaj do të shohë mundësinë që shumë shpejt ta marrë një këshilltar i cili do ti adresojë në mënyrë të qartë nevojat, kërkesat shqetësimet drejtpërdrejt te kryetari i komunës për kategoritë e dala nga lufta, do të përpiqem po ashtu që të gjejmë mundësi shumë të shpejt që tu ndajmë troje familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
Jam i vetëdijshëm për keqpërdorimet që janë bërë në pronën komunale por megjithatë do të gjej shumë shpejt mundësi brenda 3 mujore siç ju kam thënë publikisht edhe gjatë fushatës që ti përmbush ati obligime kryetari i komunës me stafin e tij, obligime të cilat konsideroj që janë elementare ndaj kategorive që kanë dhënë më së shumti për vendin për komunën e Rahovecit që kanë dhënë gjakun, gjymtyrët për vendin tonë dhe për të ardhmen tonë.
Unë do të jem në mbështetje të vazhdueshme dhe do të përkujdesem në mënyrë institucionale dhe natyrisht do ti shqyrtoj me seriozitetin më të madh nevojat imediate që kanë këto kategori,i natyrisht nuk jemi prej atyre që ndajnë rrogën, po do të jemi prej atyre që do të jemi pjesë organike edhe si qytetar po edhe si kryetar komune do të jem në mbështetje të vazhdueshme për të plotësuar sa më shumë nevojat kërkesat dhe për ti përmbushur së paku disa obligime fondamentale që ne i kemi karshi këtyre kategorive vjeçare.
Po ashtu me prioritet do ti kemi edhe projektet të cilat do të ndikojnë në fushën e përmirësimit të gjendjes me infrastrukturë rrugore shkollore, pastaj përmirësimi i gjendjes së furnizimit me ujë të pijes posaçërisht në qytet zbatim i projektit i cili ka filluar më herët dhe tash është në fazën e dytë. Ne do të kemi po ashtu në përpjekjet tona edhe çështje të tjera që janë me prioritet, projekte të tjera ju e dini që sivjet kemi iniciuar edhe një projekt që mendojmë se do të kaloj nëpër faza dhe do të finalizohet një ditë si projekt ku edhe do të fillojë implementimi i shtëpisë muze të Mr. Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, do të marrim edhe masa të tjera veprime konkrete në fusha në të cilat në periudhën e kaluar nuk janë caktuar asnjëherë.
Tani për tani nuk mund të lëvizim shumë pra për gjëra që janë aplikuar dhe janë miratuar në asamble.
RKL: Z. Kryetar, komuna që ju drejtoni a ka potenciale të mjaftueshme për një zhvillim ekonomik më të avancuar? Ju përmendët sektorin e vreshtarisë për të cilin thatë se do ta ndihmoni. A keni edhe ndonjë sektor tjetër ekonomik ?
Smajl Latifi: Po, është edhe sektori i pemëtarisë, në të cilin gjendja është jashtëzakonisht e vështirë, posaçërisht në plasimin e prodhimeve tona. Ne do të shikojmë edhe mundësitë që nëpërmjet shoqatave joqeveritare dhe donatorëve të ndryshëm të gjejmë edhe treg alternativ. Në qoftë se do të arrijmë me realizuar projektin e krijimit të qendrës grumbulluese në fshatin Xërxë, që është një donacion i Komisionit Evropian, atëherë do të kemi një përmirësim të dukshëm në krahasim me vitin e kaluar. Shpresoj se nuk do të na ik ai projekt dhe shpresoj se buxheti i Kosovës do të miratohet sa më shpejt në mënyrë që ne të kemi mundësi që si komunë t’i japim mjetet të cilat i kemi, ku Komisioni Evropian ka kërkuar garancinë e komunës sonë, pra fjala është për 40 mijë euro. Ne kemi mundësi të bëjmë diçka edhe në degën e blegtorisë, d.m.th të shohim përmirësime dhe rezultate konkrete në këtë degë të ekonomisë. Edhe në sektorin e pylltarisë ne do të shohim mundësinë mbjelljeve të sipërfaqeve të reja, pra pyllëzimin e sipërfaqeve pastaj do të shohim mundësitë që në ato zona të krijojmë një ambient të përshtatshëm në pjesët kodrinore-malore, pra këto janë zona të përshtatshme për krijimin e kushteve që të kemi edhe investime nga jashtë. Komunës i takon të gjejë lokacionin, të ju siguroj kushte dhe të ju ofroj partneritet të gjithë atyre që janë të interesuar. Natyrisht, ne do të presim edhe do të kërkojmë të gjitha obligimet tona ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe presim edhe subvencione, d.m.th përkrahje shumë më serioze institucionale nga Ministria e Bujqësisë. Ne do të ju japin përkrahje dhe do t’i stimulojmë të gjithë fermerët. Natyrisht ne presim një mbështetje ose subvencione nga Ministria e Bujqësisë për fermerët, si për vreshtarët ashtu edhe për ata të kulturave të perimtarisë, të blegtorëve, do të thotë të gjitha degët e ekonomisë, pra thjesht ne presim përkrahje shumë më serioze dhe të natyrshme nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
RKL: Ju folët për investimet dhe investitorët e huaj, a jeni të kënaqur dhe sa është punuar në këtë drejtim , a keni edhe kërkesa të tjera?
Smajl Latifi: Edhe po t’i përmbushim shumë nga projektet, të cilat ne synojmë, prapë nuk do të jemi të kënaqur, për shkak se lista e nevojave, problemeve dhe shqetësimeve është shumë e gjatë. Ka shumë nevoja, ka shumë probleme, ka shumë kërkesa . Natyrisht, ne jemi të vetëdijshëm për kufizimet buxhetore që i kemi si komunë, prandaj ne duhet që të jemi shumë të mobilizuar dhe të përkushtuar në të gjitha pikëpamjet në mënyrë që të vjelim sa më shumë dhe të krijojmë edhe marrëdhënie të mira me donatorë të ndryshëm, edhe brenda edhe jashtë. Të kemi qasje dhe komunikim shumë më të mirë edhe me donatorët dhe investitorët, në mënyrë që të thithim sa më shumë projekte, investime në komunën e Rahovecit, në mënyrë që komuna e jonë të jetë një komunë e fortë, me identitet , por edhe një komunë e zhvilluar. Natyrisht, njerëzit janë shumë punëtorë, por megjithatë ne kemi nevojë që të krijojmë perspektivë përmes politikave të mira, që njerëzit tanë të ndjehen dhe të jetojnë më mirë, më me dinjitet nga djersa e punës së vet. Vështirësi dhe pengesa ka, konsideroj se në të kaluarën nuk është bërë maksimumi, dhe synojmë ta bëjmë maksimumin në këtë drejtim.
Njëherë për njëherë interesimi duket se është i madh dhe ne po synojmë që t’i shfrytëzojmë maksimalisht dhe ne nuk do të lëmë gurë pa lëvizur që qytetari ynë të përjetoi ndryshimet pozitive dhe të sheh në mënyrë konkrete se në komunën tonë ka më shumë projekte, më shumë vullnet, gatishmëri, angazhim dhe më shumë ndryshime pozitive.
RKL: Z. Kryetar, faleminderit për kohën që ndatë për dëgjuesit e radios Kosova e Lirë
Latifi: Me nder qofshi dhe përshëndetje për të gjithë dëgjuesit e radios Kosova e Lirë. Me këtë Radio ne jemi të lidhur edhe emocionalisht dhe dëshirojmë të kemi një raport të shëndoshë, komunikim aktiv dhe një bashkëpunim shumë të natyrshëm.