Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka bërë me dije se mbi 260 mijë nxënës do t’i kenë në duar tekstet e rishkruara pas 10 vjetësh. Ministri tha se ka besim në SBASHK-un, se do të ketë mirëkuptim dhe do të heqë dorë nga greva. Ai ka thënë se SBASHK-u është partnere e rëndësishme e Ministrisë dhe ka treguar se me të kanë biseduar për kërkesat e saj. Ministri Bajrami ka bërë me dije se pas disa ditësh do të dorëzohet në Qeveri për shqyrtim dhe miratim plani strategjik për arsim 2016-2021.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …