Prokuroria është ankuar në Apel ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka lënë në arrest shtëpiak tre nga gjashtë aktivistët e arrestuar të Vetëvendosjes, të dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës. Prokurori Special, Abdurrahim Islami, është ankuar në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për lënien në arrest shtëpiak të 3 aktivistëve të Vetëvendosjes, të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. “Ne kemi parashtruar ankesë ndaj vendimit për caktimin e masës së sigurisë sepse konsiderojmë se secili i dyshuar ka vepruar në kuadër të grupit, dikush ka vepruar në drejtim të planifikimit dhe organizimit, dikush në sigurimin e mjeteve, por të gjithë kanë vepruar si grup”, tha Islami. Aktivistët Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Astrit Dehari, Petrit Ademi, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi janë arrestuar pas një aksioni të Policisë së Kosovës më 30 gusht.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …