Asfaltohet rruga “Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj

Është asfaltuar rruga “Sala e Hamit Jashari”, njëra ndër rrugët kryesore të qytetit të Skenderajt.

Kjo rrugë me gjatësi rreth 1 km është njëra ndër rrugët më të frekuentuara në hyrje të qyteti të Skenderajt nga pjesa veriore, deri te sheshi “Adem Jashari” dhe asfaltimi i saj ka rëndësi të veçantë.

Me rastin e asfaltimit të kësaj rruge, në këtë pjesë të qytetit ka qëndruar nënkryetari i Komunës Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit komunal Ismet Salihu, Drejtori i Urbanizmit Driton Mulaj dhe përfaqësuesit e zgjedhur të kësaj pjese të qytetit. Z. Nura i uroi banorët për asfaltimi e rrugës, ndërsa ata u shprehën të kënaqur me punën që është bërë në të gjitha aspektet.

Asfaltimi i kësaj rruge ka ardhur si nevojë dhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të këtushëm për rikonstruktim të saj dhe intervenim në kanalizimin fekal dhe atmosferik që ka pasur probleme në të kaluarën.

Asfaltimi rrugës dhe riparimi i kanalizimit fekal e atmosferik në rrugën “Sala e Hamit Jashari” është bërë me standarde të larta teknike dhe profesionale që garantojnë qëndrueshmërinë e punëve të kryera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …