RKL: Z. Kryetar! Komuna që Ju drejtoni ka shënuar rezultate në krahasim me komunat e tjera, si funksionimi i Universitetit të Prizrenit pastaj ndërtimi i një kompleksi te ri shkollor ne Prizren e rezultate të tjera. Si e keni arritur këtë?
Ramadan Muja: Do ta potencoj lidhur me ketë pyetje fillimisht rëndësinë e arsimit në një shtet d.m.th pa arsim dhe pa arsimim të mirëfilltë nuk mund ta kemi shtetin e fuqishëm në pikëpamje ekonomike kështu që sikurse qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të së cilës funksionon edhe ministria e Arsimit ashtu edhe ne në komunën e Prizrenit i kemi dhënë rëndësi të veçante zhvillimit të arsimit si ati parashkollor shkollor d.m.th arsimit parauniversitar dhe universitar,ngase për zhvillimin e gjithanshëm të Republikës së Kosovës ka nevojë që nga bankat e shkollave tona të dalin njerëz sa më të aftë të cilët do të jenë të suksesshëm në menaxhimin e shtetit dhe në zhvillimin e tij të gjithanshëm për tu zhvilluar prej atij ekonomik etj.
Ne në qytetin e Prizrenit po edhe në komunë në kuadër të së cilës bëjnë pjesë edhe 74 fshatra përveç qytetit funksionon një numër i madh shkollash të mesme e të ultë, gjithashtu edhe 5 shkolla të mesme gjimnazi 1, gjimnazi 2, shkolla ekonomike, shkolla e mjekësisë, shkolla e muzikës etj, dhe në kuadër të këtyre shkollave është i përfshirë një numër i madh nxënësve dhe në universitet një numër i lakmueshëm i studentëve d.m.th në komunën e Prizrenit i përcjellin mësimet të gjitha këto nivele rreth 40 mijë nxënës dhe student.
Arsimit dhe arsimimit ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë ngase kemi investuar shumë nga buxheti komunal po edhe nga përkrahja e buxhetit të ministrisë së Arsimit ku ngritjes të objekteve të reja shkollore të cilat janë super moderne d.m.th ndërtesat të cilat nuk i ka as Evropa e zhvilluar, kështu që ne kemi krijuar një akomodim të mirë, kushte për akomodim të mirë për nxënësit e shkollave fillore.
Dëgjuesit e radiosTtuaj të respektuar e dinë se mësimet në qytetin e Prizrenit janë zhvilluar gati në të gjitha shkollat të mesme të ultë në tre ndërrime, kështu që ekziston mundësia që kualiteti të mos ketë qenë në nivel të duhur.
Ne për ta zbritur mbajtjen e procesit mësimor edukativ nga 3 ndërrime në Dy ndërrime kemi bërë një varg objektesh te reja shkollore nga buxheti që e lart përmenda.
Brenda mandatit 2 vjeçar, mandatit të kaluar ne kemi ndërtuar 10 shkolla, 10 godina shkollore 5 me buxhetin e komunës 5 me përkrahjen financiare të ministrisë së Arsimit gjithashtu në disa prej shkollave të qytetit ne përkrahjen e Usaidit ose fondeve të taksapaguesve të SHBA-ve kemi bërë anekse në ndërtesat shkollore dhe ia kemi arritur që ta ulim mbajtjen e mësimit nga 3 ndërrime në 2 ndërrime natyrisht që në këto kushte do të rritet edhe kualiteti ose fondet e dijes së nxënësve do të rriten me këto kushte.
Përveç tjerash ne kemi investuar edhe në pajisjen e shkollave në kabinete të informatikës gjithashtu në kabinete për gjuhë të huaja,këto janë të arritura të mëdha përveç investimeve të tjera për kabinetet që funksionojnë për lëndët e shkencave natyrore.
Kuadri mësimdhënës është i kualifikuar dhe ne kemi bërë shumë hapa pozitiv në drejtim të disiplinës dhe rritjes të koshiqiencës mësimdhënësve që ta realizojnë plan programin e lëndëve mësimore dhe lëndët në klasa si në arsimin fillor po gjithashtu atë të shkollave të mesme në mënyrë që maturantët që do të dalin nga shkollat e qytetit të Prizrenit dhe komunës të jenë të aftë duke treguar dije në provimet pranuese për regjistrim në studimet e tyre në Universitetin e Prizrenit ose të Prishtinës apo edhe në universitet tjera jashtë territorit të republikës së Kosovës.
Unë krenohem me punën që e ka bërë komuna e Prizrenit duke i dhënë rëndësi të veçante arsimit dhe arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja dhe besoj se ata do të jenë ardhmëria e Republikës së Kosovës sepse ata do të jenë kreator të programeve për zhvillimin e ekonomisë dhe të gjitha veprimtarive të tjera në jetën e përditshme të banorëve të Republikës së Kosovës.
U përmend edhe universiteti i Prizrenit fatmirësisht me vendimin e veçante të qeverisë së Republikës së Kosovës u hap universiteti i Prizrenit i cili po e përfundon me sukses vitin e parë akademik në të cilin kanë qenë të përfshirë rreth 3000 studentë duke përfshirë edhe fakultetin e edukimit i cili më herët para hapjes së universitetit të Prizrenit ishte në kuadër të universitetit të Prishtinës dhe tani ka hyrë fakulteti i edukimit në kuadër të universitetit të Prizrenit.
Universiteti i Prizrenit do ti plotësojë do ta luaj atë rolon e vet të rëndësishëm dhe do t ju mundësojë edhe talenteve të cilët janë shuar më herët, duke mos pasur mundësi të shkollohen në universitetin e Prishtinës ose universitete të tjera tani kanë shansin të studiojnë në universitetin e Prizrenit dhe ti përsosin ato dhunti që ia ka dhënë natyra zoti duke studiuar në universitetin e Prizrenit.
Programet që kanë funksionuar në universitetin e Prizrenit janë tërheqëse jo vetëm për studentët e komunës së Prizrenit po edhe të viseve të tjera mbarë rrafshit të Dukagjinit të prefekturës së Kukësit gjithashtu edhe studentë që kanë ardhur nga vise tjera dhe do të vinë sigurisht sepse do ta krijojë një përvojë universiteti I Prizrenit e cila do të jetë joshëse për studiues të rinj.
Fatmirësisht unë jam anëtarë i bordit të universitetit të Prizrenit edhe nënkryetar i bordit të universitetit të Prizrenit, dhe e kemi përshpejtuar procedurën në dozimin e dokumentacionit në agjensionin për akreditim të programeve të universitetit dhe unë jam shumë i bindur se do të akreditohen ato programe, sigurisht se sivjet do të hapen edhe programe të tjera të cilat do të akreditohen vitin e ardhshëm.
Do të shpallet edhe konkursi për student të rinj gjithashtu edhe për personelin mësimdhënës i cili do të përzgjidhet me plotësimin e kushteve të tyre.
Është fakt i mirë që në një të ardhme të shpejtë universiteti i Prizrenit do ta shfrytëzojë si kampua universiteti kampusin e KFOR-it në kazermë si e quan populli në Prizren, i cili është një qytet i tërë me gjithë infrastrukturën me kushte që nuk i ka as universiteti i Prishtinës as ai i Tiranës asnjë universitet në Evropën juglindore d.m.th kushtet do të krijohen maksimale për mbajtjen e procesit të mirëfilltë mësimor edukativ dhe shkencor dhe do të dalin kuadro shumë të përgatitura nga universiteti i Prizrenit.
Prizreni e ka merituar një institucion të këtillë të lart mësimor edukativ dhe shkencor sepse është qendër e kulturës shqiptare,qendër vendimmarrëse për faza të rëndësishme për fatin e kombit tonë, që qeveria e Republikës së Kosovës nga unë si kryetar komune edhe si nënkryetar i bordit të universitetit të Prizrenit i drejton falënderime të veçanta për një hap kaq të madh që ka bërë dhe unë ndjej kënaqësi të veçante se kur dal në qytet i shoh studentët më qëndrime shumë të disponuar të tyre sepse studiojnë në qytetin e tyre të lindjes i kanë kushtet kthehen shtëpi dhe i presin kushtet duhura në familjet e tyre.
RKL: Z. Kryetar! Çfarë ka bërë komuna e juaj për familjet e dëshmoreve?
Ramadan Muja: Familjet e dëshmorëve meritojnë një falënderim jo vetëm nga unë si kryetar i komunës, po nga mbarë kombi, se fatmirësisht ata i edukuan bijtë e tyre më të shtrenjtë me ndjenja patriotike shqiptare dhe ajo mënyrë e mbjellur e edukimit në familjet e tyre, i dha rezultatet e veta. Ata dolën shtresa më e vetëdijshme e kombit tonë e cila i doli zot shtëpie pirgut të shtëpisë tokave tona dhe në saje të sakrificës gjakut të tyre të shtrenjtë ne e formuam sipas amanetit të tyre shtetin tonë Republikën e Kosovë shtet i pavarur sovran dhe demokratik dhe ne krenohemi si komb që e formuam shtetin e dytë në të cilën jetojmë shqiptarët, shqiptarët në një shtet formues dhe unë besoj se do ta qojmë amanetin e dëshmorëve në vend duke ruajtur shteti ynë më i ri në botë rolin e shtetit të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkan ose në Evropën Juglindore kështu që ne kemi bërë sa kemi bërë për familjet e dëshmorëve po nuk është e mjaftueshme.
Jam shumë i vetëdijshëm e kemi pas problem ndërtimin e banesave kolektive për familjet e dëshmorëve, ne do tua dalim në krye për ti realizuar projektet për ti siguruar secilës familje të dëshmoreve 150 sa janë nga 1 banesë do ta realizojmë atë program dhe ne kështu çdo vit u japim përkrahje në artikuj ushqimorë, dhe sot para bordit mora vendimin që të përkrahen sipas propozimit të drejtorisë për punë dhe mirëqenie sociale që të përkrahen në artikuj ushqimorë, higjenik me dru shpenzimet me ngrohje gjatë dimrit.
Sigurisht se bijtë e tyre janë të përkrahur me bursa ata që janë në shkolla të mesme, të gjithë fëmijët e familjeve të dëshmorëve që janë në shkollim të mesëm ne u ndajmë bursa vjetore gjithashtu edhe student që vijnë nga familjet e dëshmoreve sepse e meritojnë një përkrahje të atillë dhe ne do ta vazhdojmë këtë traditë, kjo nuk është traditë e sivjetme po para 2-3 viteve dhe do të vazhdojmë me këtë mënyrë të përkrahjes kjo është mendoj për përkrahjen që jep komuna familjeve të dëshmorëve i përkujtojmë me pietet dëshmorët e kombit, sidomos të rënët e fundit të rënët në luftën e fundit 1998-1999 dhe për t’i përkujtuar të gjitha gjeneratat dhe për të marrë mësim edhe për ti u falënderuar për kontributet që kanë dhënë familjet e dëshmoreve, vetë ata dëshmorë të rënë gjeneratat e reja i kanë përmendoret që i ka ngrit komuna e Prizrenit nga fondet e veta duke filluar prej atyre të vendosura Brenda në qytet por edhe në vendet e rënies së tyre, po edhe nëpër fshatra pika shumë strategjike po edhe të dukshme janë të vendosura pllakat përkujtimore me lapidar janë të rregulluara, në territorin e Kosovës nuk ka më të rregulluara sesa në Prizren varrezat e dëshmorëve ne krenohemi për një punë të tillë që e kemi kryer në mandatin e kaluar 3 vjeçar po edhe në këtë mandatin e ri e ne do të jemi vazhdimisht pranë tyre.
RKL:USAID-i, në bashkëpunim me të rinjtë e komunës suaj ka bërë implementimin e projektit ndërmarrësit e rinj. cila është rëndësia e këtij projekti?
Ramadan Muja: Për fat të keq papunësia është e theksuar si në mbarë territorin e Kosovës po edhe në komunën tonë, në rrugët e qytetit të Prizrenit frekuentojnë shumë djem të rij dhe vajza të reja të cilët kanë kryer studimet në universitete të ndryshme dhe bredhin pa punë ka edhe të atillë që kanë kryer shkollat e mesme dhe në saje të përkrahjes së usaidit ne kemi organizuar këtu në lokalet e komunës sonë një takim me djemtë e rinj të cilët kanë marrë përvoja nga një takim pas shpjegimeve të ekspertëve të usaidit seç duhet ndërmarrë për të hapur bizneset e tyre.
Mua më ka gëzuar fakti kur dëgjova në sallën e kuvendit të komunës nga të pranishmit se kishte edhe djem të rinj që kishin filluar veprimtarisë së tyre mendoj në bizneset e tyre tregtare dhe merrnin instruksione ishin kontakt me ata të usaid-it.
Qëllimi i realizimit të këtij projekti është që të krijohen kushte të ipen përvoja për gjeneratat e reja të cilat e kanë guximin të hapin biznese të reja ne si komunë iniciativat e tilla i kemi përkrahur dhe do ti përkrahim edhe më tutje.
RKL: Komuna e Prizrenit ka implementuar edhe një projekt të ndriçimit, në qytet edhe në lagjet më periferike. Projektet e planifikuara i keni tejkaluar duke filluar projekte shtesë. Si ndihen qytetaret e komunës tuaj në lidhje me këto?
Ramadan Muja: Janë këto projekte te domosdoshme për t’ u realizuar. Qyteti i Prizrenit është shtrirë shumë në regjistrimin e popullsisë u evidentua numri i të regjistruarve që janë banues të përhershëm këtu në qytet njëqind e tetëdhjetë mijë, vetëm qyteti dhe meqë po ndërtohen lagje të reja, po hapen rrugë të reja të cilat i kërkojnë infrastrukturën si nëntokësore ashtu edhe mbitokësore përveç asfaltimit të rrugëve dhe realizimit të infrastrukturës nëntokësore ne kemi parë të arsyeshme që rrugët e qytetit të mos jenë të pandriçuara, kështu që çdo vjet investojmë ndriçime të reja, mendoj të rrugëve të jo vetëm në qytet por edhe në fshatra, kështu nëse nuk do të gabojë në muaj paguajmë rrymë të shpenzuar për ndriçim publik rreth dyzet e pese mije euro sepse është përfshire për ndriçim publik një numër i madhe i atyre 74 fshatrave te cilat janë në kuadër të komunës së Prizrenit. Për ta kursyer rrymën elektrike dhe për te paguar më pak komuna sikurse në familjen tonë edhe për ndriçimin publik, kemi vendosur llamba eficijente që nuk harxhojnë rrymë elektrike dhe ndriçimi është ma kualitativ, kështu që qyteti e ka edhe atë bukurinë e vetë natën, ndikon pozitivisht te të rinjtë e të rejat si dhe të mbarë qytetarëve që dalin në qytetin e tyre të bukur për të kaluar çastet e këndshme të mbrëmjes, kjo e ka atë efektin e vetë. Kemi ndriçuar me reflektorë të veçantë objektet më të rëndësishme historike dhe të kulturës kombëtare siç është Kompleksi Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Xhamia e Sinan Pashës, Ura e Gurit, që janë më të dalluara gjithashtu edhe Kalaja shekullore liro-Dardane e cila edhe ma tutje qëndron krenare mbi qytetin e lashtë të Prizrenit i cili është qytet mijëra vjeçar, sepse përmendet për herë të parë në dokumentet e shkruara në hartën e gjeografit Aleksandërin Ptolemeut të shekullit të dytë pas Krishtit. Ne do të investojmë edhe më tutje në shenjëzimin e monumenteve kulturo-historike dhe në saje të prezencës së monumenteve të shumta kulturo-historike qyteti i Prizrenit ka marrë edhe atë karakterin e qytetit turistik i cili është shumë tërheqës për vizitoret jo vetëm vendor por edhe për të huaj, dhe fatmirësisht natyra e qytetit të Prizrenit i ka dhuruar jo vetëm lumin por edhe në interlantin e tij, prapa shpinën e tij edhe bukuri të pazëvendësueshëm natyrore të cilat nuk ka nevojë qytetaret e Prizrenit të shkojnë në një vend dy ditë por një ditë në vende apo në vende të tjera ti shijojnë këto bukuri natyrore dhe qytetit tonë të veçantë të rëndësisë së veçante ja ka rritur vlerën kalimi pranë tij dhe udhës së kombit i autostradës e cila do ta lidhë aktualisht edhe qytetin e Prizrenit me Tiranën, Durrësin, Shëngjinin, Shkodrën, Shkupin, Tetovën, me Prishtinën është një nyje e cila do të zhvillohet hovshëm në saje të këtyre kushteve të krijuara në pikë pamje ekonomike edhe kulturore. Kemi vizitor jo vetëm nga territori i Kosovës por edhe nga shtetet të tjera nga Shqipëria ata që e vizitojnë por edhe nga viset të tjera mendojë edhe nga Kosova që e vizitojnë kompleksin e Lidhjes së Prizrenit sidomos të shtunave dhe të dielave vijnë kolona autobusëve nga Tirana me studentë dhe me shkollarë të mesëm.
RKL: Këto dhunti natyrore që sapo i përmendet Prizreni i ka pasur gjithmonë, cili është angazhimi Juaj për t’i bërë me tërheqëse këto vise
Ramadan Muja: Ne kemi bërë shumë punë të mëdha intensive me zgjedhjen e problemeve të infrastrukturës edhe nëntokësore dhe mbitokësore, kemi investuar shumë në të gjitha këto grupe që janë të reja nga katër korsi brenda në qytet, janë shumë rrugë të tilla dhe i kemi pajisur ato me infrastrukturë nëntokësore ani pse ato janë bërë asete pasuritë hidorigjene p.sh. sistemi i ujë sjellësit, sistemi i kanalizimit po ju shërbejnë qytetarëve tanë. Ne si komunë e shohim shumë të arsyeshme edhe për obligim ta rregullojmë infrastrukturën edhe ta ruajmë edhe atë pikën e fundit të ujit të pijshëm dhe të furnizohet qytetari ynë me sasi të nevojshme të ujit cilësor të pijshëm. Gjithashtu rrugë gjithë andej të qytetit të Prizrenit kemi bërë dhe rrugica të vogla ku kanë mbetur, ne çdo ditë jemi duke investuar. Ura e re e cila është rrënuar me herët janë fotografitë që aty ka pasur urë do të jetë stilit të Urës së gurit të Prizrenit për ballë ose afër Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila do të jetë funksionale për gjitha kilometrat edhe për automjete sidomos për ato lagje që janë andej lumit ose pranë Marashit. E rëndësisë së veçante është puna e jonë që kemi bërë në rindërtimin e shtëpisë së ministrit të financave të qeverisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Shaip Spahiu është në përfundim e sipër dhe për atë shtëpi ne do tu japim pronarëve kompensimin. Ajo është e ndërtuar me material guri është bërë shumë tërheqëse për vizitoret të cilët nuk janë vetëm nga Prizreni, dhe do ta shfrytëzojnë për muze gjithashtu kemi bërë edhe investimin e rrugës se Shaip Spahiu brenda asaj shtëpie është një rrugë e gjatë me trotuare me gurë me kuba gjithashtu ja kemi arrit bukurinë e zonës parë të qytetit d.m.dh. rruga farkëtare siç quhet në qytet është shtruar me gurë kuba, gurë graniti dhe janë në përfundim e sipër deri në dalje të Hamamit, gjithashtu edhe rreth hotelit të Therandës do të investojmë në rrugën e ish parkingut të qytetit dhe do t”ia japim kështu ato vlera të mëdha e të mirëfillta qytetit të Prizrenit sidomos zonës së parë të qytetit.
RKL: Z. kryetar a mendoni se puna që është bërë në Prizren të bëhet model për disa komuna të Kosovës?
Ramadan Muja: Unë besoj shumë se nuk do të lavdërohem, por si shihet dhe preket dhe shkakton si shembull për gjithë udhëheqësit e komunave të tjera unë nuk i përmenda projektet të tjera të rëndësisë se veçante p.sh. ne si e kemi shtruar rrugën Ismajl Kryeziu është në përfundim e sipër në Lagjen Arbana gjithashtu kjo rrugë prej Shtëpisë se Bardh dhe deri te Benafi rruga Tirana pastaj rreth fabrikave krejt janë këto me katër korsi rrugën Wiliam Voker deri të tregu tani është në përfundim e sipër me 15 qershor jam shumë i bindur se me fillimin e sezonit dhe turizmit do të përdoret edhe pjesa tjetër e rrugës e gjatësisë 2 km. e gjysme prej tregut të madh deri të Hoqa e qytetit dhe do të na duhen edhe 800 për të arritur kryesisht deri në autostradë pikërisht deri te tuneli i parë ose mbi kalimin i parë. Do ta shtrojmë rrugën do ta realizojmë programin prej kësaj rruge nacionale ose regjionale deri në fshatin Hoqe të qytetit rruga e cila e rëndësisë se veçante. Në infrastrukturën rrugore për veç në infrastrukturën shkollore kemi investuar ne shumë gjithashtu kemi kushtuar kujdes të veçante ndaj shëndetit te qytetarit të komunës se Prizrenit nuk e kemi përfill master planin ngase kemi kërkuar një ambulancë në ato vende ku i ka mbi 10 mije banor, ne ja kemi afruar qytetarit shërbimin shëndetësor edhe ne lagje, kemi ndërtuar ambulanca edhe në qytet si qendra për familjar, këtu në qytet përveç qendrës kryesore të mjekësisë familjare që funksionon kemi ndërtuar edhe ambulanca të mjekësisë familjare në shumë fshatra dhe gjithë andej territorit 64 km. të komunës së Prizrenit. Do te vazhdojmë edhe me tutje dhe shëndetësia primare e kemi pajisur me aparaturat ma moderne me aparatura për kryerjen e analizave te pasqyrës së gjakut për një kohë të shkurtër dhe për dy tre qind pacient për njëherë brenda një afati sa me të shkurtër. Shërbimi primar shëndetësor është ai që nga buxheti i komunës qe ne e financojmë dhe ne e menaxhojmë atë e kemi shumë të organizuar e kemi pajisur me auto ambulanca me gjitha pajisjet moderne . Shërbimi primar shëndetësor është i reklamuar ne mbarë territorin e Kosovës dhe është shembull i gjithave komunave të shtetit tonë ne jemi e vetmja komunë në Republikën e Kosovës e cila nga ardhja e Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet vendor, kemi organizuar dhe vazhdojmë të organizojmë kontrollimin sistematik të nxënësve të klasave te para te pesta dhe te nënta, dhe ne nuk na dhimben parat e taksa paguesve të komunës tonë duke u kujdesur për shëndetin e gjeneratave te reja.