Presidenti Thaçi vlerëson se me fillimin e viti të ri shkollor, nis edhe angazhimi i shtetit për të përgatitur gjeneratat e reja për jetën dhe botën e re. “Sot filloi viti i ri shkollor dhe bashkë me të edhe angazhimi ynë për të përgatitur gjeneratat e reja për jetën, për botën e re. Jemi të lumtur që fëmijët tanë tash mund t’i gëzohen të ardhmes, ta presin pa frikë dhe të bindur se ajo do të jetë më e mirë për të gjithë. Ata do të mësojnë edhe për të kaluarën tonë të dhimbshme, me përplot sakrifica, por shumë krenare. Dhe mbi të gjitha, do të marrin dituri dhe urtësi që të mos lejojnë të përsëritet ajo. Mbi këto themele, të krenarisë për të kaluarën dhe urtësisë për të ardhmen, ne duhet t’i rrisim gjeneratat që do ta ndërtojnë shtetin që e nisëm ne, vlerëson presidenti Thaqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …