KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNJ reagon ndaj paragjykimit të rastit në Grackë të Vjetër

Në një komunikatë për medie KMDLNj, ia përkujton opinionit se pllaka përkujtimore në Grackë të Vjetër është jashtëzakonisht paragjykuese duke i akuzuar shqiptarët për këtë krim monstruoz pa u zbuluar fajtorët, është fyese ndaj të gjithë shqiptarëve sikur që e dërgon një mesazh të keq sepse e përhap gjuhën e urrejtjes në baza etnike.   Për këtë arsye KMDLNj kërkon që Qeveria e Kosovës ta bëjë amendamentin e Ligjit për Memorialë në mënyrë që të mos lejojë që në pllaka përkujtimore – varreza memoriali të ketë përmbajtje të gjuhës së urrejtjes në baza etnike, politike, fetare apo racore dhe të sanksionohet çdo porosi e përdorimit të gjuhës së urrejtjes.  Është jonormale që të tolerohet përdorimi i gjuhës të urrejtjes në kohën kur po flitet për ballafaqim me të kaluarën dhe pajtim eventual. Qeveria e Kosovës duhet të formojë një ekip i cili do të identifikonte rastet ku përdoret gjuha e urrejtjes dhe në përputhje me të ta zbatojë ligjin kundër të gjithë shkelësve pavarësisht përkatësisë etnike, bindjeve politike, statusit shoqëror, përkatësive fetare dhe racore nëse duam që të parandalohen sulmet dhe dëmtimet sikur që ndodhi në pllakën përkujtimore në Grackë të Vjetër dhe në lokacione tjera ku ishin dëmtuar pllakat përkujtimore të heronjve të UÇK – së!thuhet ndër të tjera në komunikatën e KMDLNJ-së. Pala serbe sidomos politikanë në Beograd dhe Prishtinë fajin për këtë dëmtim ua kanë hedhur shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …