leoni

Gjatë ditës së sotme komiteti i PE-së do të votojë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Komiteti i PE-së, voton kundër vizave për Kosovën

Komisioni parlamentar për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian ka nisur diskutimin, ku pikë e rendit të ditës ishte edhe votimi i draft-rregullores për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky Komitet ka votuar kundër këtij drafti, me 25 vota kundër dhe 24 pro. Njëra prej euro-deputeteve u shpreh se  vendimi për Kosovën nuk do të zhvillohet pa u arritur të gjitha kriteret. Raportuesja e PE-së për Kosovën, Tanja Fajon ka thënë se  ky është një votim i rëndësishëm për Kosovën. “Sot do doja të shfrytëzoja rastin që të them se Kosova duhet ti realizoj kushtet e fundit për liberalizim të vizave. Por sot do të votojmë për gjeneratat e reja dhe duhet ti kërkoj kolegëve të mi mbështetje”, ka thënë ajo. Komiteti LIBE e ka mbështetur raportin e Fajonit për ecje më tutje për liberalizmin e vizave.  Por, ky Komitet ka refuzuar që kjo çështje të shkojë në negociata në Këshillin e Ministrave të shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian.  Kur të plotësohen kushtet atëherë do të dal në votim përsëri. Kusht për këtë është përmendur demarkacioni dhe luftimin i korrupsionit në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia

Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …