Bekim Çollaku

Çollaku: Uroj që ky hap dhe i gjithë procesi të përfundohet sa më shpejtë

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka falënderuar raportuesen e Bashkimit Evropian për Kosovën, Tanja Fajon, lidhur me raportin e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën i prezantuar në Komitetin për të Drejtat dhe Liritë Civile dhe punë të brendshme në Parlamentin Evropian. “E mirëpres votimin pozitiv në komisionin e Parlamentit Evropian për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme (LIBE). Votimin duhet ta kuptojmë edhe një rikonfirmim të radhës për mbështetjen që lëvizja e lirë pa viza e qytetarëve të Kosovës e gëzon tek eurodeputetët e përfaqësuar në këtë komision të Parlamentit Evropian, dhe është një hap përpara drejt vendimit përfundimtar. Uroj që ky hap dhe i gjithë procesi të përfundohet sa më shpejtë. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar trajtimin e barabartë me fqinjët e tyre qe një kohë të gjatë, dhe institucionet e Kosovës kanë bërë punë të pakursyer në përmbushjen e kërkesave të parashtruara në këtë proces”, ka shkruar ai. Çollaku vlerëson që deri te liberalizimi i vizave mbetet të merret vendim nga i gjithë Parlamentit Evropian që të ndodhë në një seancë plenare të mëvonshme.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …