Barazim i vlefshëm i Kosovës, shiu ndërpreu ndeshjen në Shkodër

Kosova ka arritur të marrë një barazim të vlefshëm në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin e vitit 2018 që mbahet në Rusi, duke barazuar në Turku ndaj Finlandës vendëse me shifrat 1:1. Vendësit kaluan në epërsi me anë të Arajuurit (18’), derisa Kosova arriti të barazoi me anë të Valon Berishës nga penalltia, pas një ore lojë.

Edhe dy ndeshjet tjera në grupin e Kosovës janë mbyllur me rezultat identik, Kroacia – Turqia (1:1) dhe Ukraina – Islanda (1:1).

Shiu ndërpreu sfidën në Loro Boriqi

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë u ndërpre në minutën e 75-të për shkak të shiut. Rezultati në momentin e ndërprerjes ishte i barabartë (1:1). Armando Sadiku (8’) shënoi golin e epërsisë, derisa Alioski (51’) shënoi për maqedonasit. Takimi pritet që të vazhdoi të martën.

Kualifikimet për botërorin e vitit 2018 

Grupi I

Finlanda – Kosova 1:1 (1:0)

Kroacia – Turqia 1:1 (1:1)

Ukraina – Islanda 1:1 (1:1)

Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Kroacisë me 6 tetor në Shkodër. 

Grupi G 

Shqipëria – Maqedonia 1:1 (1:0) u ndërpre (75’)

Izraeli – Italia 1:3 (1:2)

Spanja – Lihtenshtajni 8:0 (1:0)

Shqipëria ndeshjen e radhës e luan në fushën e Lihtenshtajnit.

Grupi D

Gjeorgjia – Austria 1:2 (0:2)

Uellsi – Moldavia 4:0 (2:0)

Serbia – Rep. e Irlandës 2:2 (0:1)

Të dielën 

Grupi C:

San Marino – Azerbajxhani 0:1 (0:1)

Çekia –  Irlanda e Veriut 0:0

Norvegjia – Gjermania 0:3 (0:2)

Grupi E:

Danimarka – Armenia 1:0 (1:0)

Kazakistani – Polonia 2:2 (0:2)

Rumania – Mali i Zi 1:1 (0:0)

Grupi F: 

Lituania – Sllovenia 2:2 (2:0)

Sllovakia – Anglia 0:1 (0:0)

Malta – Skocia 1:5 (1:1)

 

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …