Interviste me Lirim Haxhollin, grevist, ish- pjesëtar i Brigadës 153

RKL: Sot është dita e  26-të, me radhe qe prej se ju dhe bashkëluftëtaret e UCK-se keni hyre ne grevë, duke kërkuar miratimin e Ligjit për mbrojtjen e Vlerave te Luftës. Megjithatë, institucionet relevante edhe përkundër premtimeve vazhdojnë te jene indiferente ndaj kërkesave tuaja te ligjshme. Si e vlerësoni ketë?

Lirim Haxholli: Sot është dita e 35 e grevës. Me gjithë premtimet që i kanë dhenë javën e kaluar se të mërkurën ligji do të procedohet nga Qeveria në Parlamentin e Kosovës, bashkë me shoqatat këtë e kanë deklaruar publikisht para medieve, kjo nuk ndodhi qysh nuk ka ndodhur qe 12 vite, por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre pse nuk po ndodh një gjë e tillë.

RKL: Cili është numri aktual i grevisteve? A do t’i bashkëngjiten grevës edhe bashkëluftëtare të tjerë nga rajonet e vendit?

Lirim Haxholli: Numri sillet rreth 100, gjithë veteranët, invalidët e luftës së UÇK-së, familjet e dëshmorëve, duhet ta kuptojnë këtë, se kjo grevë nuk është vetëm  e këtyre 100 grevistëve për momentin, por kjo grevë është e të gjithë veteranëve, dhe shfrytëzoj rastin përmes valëve të radios Kosova e Lirë t”i ftoj  të gjithë ata që kanë vullnetin e mirë t”i bashkohen grevës sonë, ngase ky ligj është për të gjithë veteranët e luftës e mbi të gjitha është njohja e vlerave të luftës nga Parlamenti i Kosovës, që është diçka më e madhe se sa e mendojnë disa, se ne kemi dalë për nga një pension, por kjo nuk është e vërtetë , ne kemi dalë dhe po kërkojmë miratimin e vlerave të luftës çka është mbi partitë politike mbi ata deputet, e mbi të gjitha është vlerë e këtij populli.

RKL: Greva kaq e gjate, kushtet e renda dhe vapa e madhe sigurisht se kane reflektuar edhe ne shëndetin e grevisteve. Si është gjendja shëndetësore e grevisteve?

Lirim Haxholli: Disa janë me gjendje shëndetësorë më të rëndë, për arsye se kanë plagë në trup, por nuk kanë pranuar të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre, janë të vendosur të qëndrojnë këtu deri në realizimin kërkesave tona.

RKL: A jeni vizituar nga ndonjë ekip shëndetësore?

Lirim Haxholli: Po ne jemi vizituar sa herë kemi pasur nevojë nga mjekët tanë, ata kanë qenë me ne shfrytëzojmë rastin t‘i falënderojmë

RKL: Si i komentoni presionet e deputeteve të Kuvendit te Kosovës të cilët përpiqen t’ju sprapsin nga kërkesat tuaja te ligjshme dhe te drejta?

Lirim Haxholli: Po ne nuk bimë në ndikimin e asnjë presioni, nuk jemi rënë në ndikim të forcave serbe që ka qenë një presion shumë më i madh në atë kohë. Ne jemi të vendosur, asnjë presion nga askush nuk mund të na zmbrapsë nga kjo kërkesë e jona.

RKL: Perse sipas jush, shoqatat e dala nga lufta, gjegjësisht kryesitë e tyre nuk solidarizohen me ju, por përkundrazi bëjnë përpjekje t’ju denigrojnë?

Lirim Haxholli: Vetë deklarimet e tyre kanë hasur në pengesa te veteranët e tjerë të luftës, unë edhe një herë e them se koha do të tregoj se a kemi pasur të drejtë dhe arsye ne që kemi dalë këtu.

RKL: Nëse Qeveria dhe institucionet përkatëse vazhdojnë edhe me tutje te neglizhojnë kërkesat tuaja, a do te ndërroni format e protestës suaj?

Lirim Haxholli: Qeveria dhe Parlamenti duhet ta dijë se sa herë që mundohen të na neglizhojnë neve,  ata kanë neglizhuar vetveten, dhe besoj që kjo dikur do ta ketë fundin e saj, e si do të vij do ta shohim. Pra varësisht nga rrethanat do të veprojmë edhe ne, por kurrsesi nuk do ta ndërpresim grevën pa u miratuar ligji në parlament.

RKL: Në emër të ekipit të radios Kosova e Lirë, ju dëshirojmë sa më shpejtë realizimin e kërkesave tuaja dhe të jeni aty ku e meritoni.

Lirim Haxholli: faleminderit edhe nga Ju dhe ju urojmë punë të mbarë.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …