Disa muaj pas ndërprerjes së aktiviteteve, asociacioni i komunave me shumicë serbe është rikthyer në agjendë. MAPL, ka emëruar dy anëtarët e rinj të ekipit udhëheqës. Pavarësisht zotimit të Qeverisë se nuk do të ketë zbatim të marrëveshjes për Asociacionin pa u implementuar nga ana e Serbisë, marrëveshja për kodin telefonik dhe ajo për pavarësimin e Rrjetit të Transmisionit (KOSTT), kjo po bëhet realitet. Ndërkaq edhe Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se do të japë kontributin e vet mbi tekstin e draft-statutit, si dhe “do të vlerësojë nëse ai është në përputhje me marrëveshjet e akorduara me ndërmjetësimin e BE-së”.