Pas disa kthesave në konsultime rreth votimit, ku kishte edhe ide që të mos votohej fare, në Komisionin për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian është miratuar raporti për liberalizimin e vizave për Kosovën, por është refuzuar dhënia e mandatit për negociata me Këshillin për këtë çështje. Raportuesja Fajon e ka quajtur megjithatë këtë votë si “pozitive”, sepse nuk do të ketë nevojë për rivotim në këtë Komision parlamentar, por mandatin duhet ta japë i tërë Parlamenti në përbërje të plotë, në seancë plenare. Fajon ka bërë të qartë se pa përmbushjen e dy kushteve të mbetura nuk do të paraqitet fare për votim në seancë plenare heqja e vizave për Kosovën dhe kjo u bë e qartë edhe nga deputetët tjerë të Parlamentit Evropian. Parlamenti Evropian në seancë plenare takohet vetëm një herë në muaj. E seanca e radhës do të jetë javën që vjen, ndërsa më vonë vetëm në tetor.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …