Siç bënë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Arabisë Saudite numri i personave që kanë mbërritur në këtë vend dhe të cilët sivjet do të kryejnë Haxhin është mbi një milion. Sipas të dhënave të fundit, numri i besimtarëve myslimanë që kanë mbërritur në Arabinë Saudite ku do të kryejnë Haxhin është 1.195.700. Sivjet pritet ardhja e rreth 1.500.000 personave jashtë Arabisë Saudite të cilët do të kryejnë Haxhin në Mekë.
