Ministri Shala uron Përfaqësuesen e Kosovës në futboll

Ministri Kujtim Shala ka uruar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll për paraqitjen në përballje me Finlandën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018, duke barazuar dhe siguruar një pikë.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ndonëse nuk ka arritur të fitojë, ka zhvilluar një lojë shumë të mirë dhe cilësore dhe ka dominuar ndaj ekpit nikoqir, Finlandës, duke barazuar dhe kësisoj ka arritur të marrë një pikë për kualifikimet e Botërorit Rusi 2018, tha Shala.

I uroj futbollistët dhe drejtuesit e Përfaqësueses për paraqitjen në Finlandë, ku kemi treguar se posedojmë cilësi dhe e meritojmë të zhvillojmë gara bashkë me shtetet tjera në mënyrë të barabartë. Gjithashtu, dëshiroj t’i falënderojë edhe tërë tifozët e në veçanti “Dardanët” për përkrahjen e Përfaqësueses, shtoi ministri Shala.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja në vazhdimësi e ka përkrahur futbollin dhe sportin në përgjithësi në Kosovë. Përpos në investimet kapitale, ministria i përkrah drejtpërdrejt edhe federatat përmes memorandumeve të bashkëpunimit, e në kuadër të kësaj edhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …