Gjashtë serbë, pjesëtarë të ushtrisë dhe Policisë, janë arrestuar sot me dyshimin se kanë kryer krime lufte në Bosnjë. Këta serbë të Bosnjës janë arrestuar për shkak të vrasjes të së paku 60 civilëve në mesin e tyre edhe 11 fëmijë. Sipas agjencisë Hina, janë arrestuar Branko Joviq (59), Milomir Milosheviq (55), Nenad Vukotiq (53), Nikola Loshiq (51) dhe Dejan Milanoviq (70) derisa i dyshuari i gjashtë Radomir Pantiq është arrestuar pas seancës gjyqësore ku po akuzohen për pjesëmarrje në gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, shkruan Kosovapress. Sipas agjencive boshnjake të lajmeve, Prokuroria e Bosnjës të arrestuarit i ngarkon për krime lufte të kryera në pranverën e vitit 1992 në vendin e quajtur Zakoplaca jo larg Srebrenicës. Sipas pretendimeve të Prokurorisë së Bosnjës, civilët një ditë pas masakrës janë varrosur në varreza masive dhe janë zbuluar dhe ekshumuar në vitin 2004. Aty janë gjetur mbetjet e 54 viktimave derisa për mbetjet tjera hetimet ende janë duke vazhduar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …