Demarkacioni i kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është “çështje e brendshme e Kosovës”, kështu ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. “Problemi është i brendshëm dhe i përket politikës së brendshme të Kosovës”, tha Gjukanoviq në Ulqin, raporton agjencia Beta. Sa i përketë Marrëveshjes për demarkacion, i ka bërë të gjitha veprimet e duhura dhe nuk ka kurrfarë mospajtimi me autoritetet në Kosovë lidhur me vijën kufitare, është shprehur Gjukanoviq. Javën e kaluar Qeveria e Kosovës e ka tërhequr nga debati në Kuvendin e Kosovës këtë marrëveshje, e cila kundërshtohet fuqishëm nga opozita në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …