leoni

Kryetari Bahtiri priti përfaqësuesit e fshatit Suhodoll

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Prokurimit, Jeton Ujkani, kanë pritur përfaqësuesit e fshatit Suhodoll.

Shefqet Jashari nga fshati Suhodoll, i cili i pari mori fjalën, fillimisht falënderoi kryetarin Bahtiri për mbështetjen  e tij të vazhdueshme që ka treguar për banorët e këtij fshati.

Gjatë këtij takimi z.Jashari ka parashtrua edhe një mori kërkesash më të cilat po përballen banoret e këtij fshati. Mirëpo kërkesë primare sipas tij është kthimi i pronave të banorëve të kësaj anë, te cilat u janë marrë para 40 viteve, me dekret të veçantë nga këshilli komunal i Mitrovicës, për plotësimin e nevojave të ujit për qytetarët e Mitrovicës. Në atë kohë qytetarët kanë treguar gjithmonë gatishmëri, duke ofruar edhe trojet e tyre, vetëm e vetëm që të zgjidheshin problemet që i preokuponin banorët.

Kryetari Bahtiri ju premtoi përfaqësuesve të këtij fshati se do ti mbështes kërkesat e tyre, gjithmonë duke u mbështetur edhe në procedurat adekuatë për të shikuar rastin në fjalë. “Mirëpo për rastet e tilla kërkohet zgjidhje përmes proceseve gjyqësore, andaj duhet të parashtroni edhe kërkesën për kthimin e pronave, e cila kërkesë do të kaloi më tutje për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, shtoi më tutje Bahtiri.

Kërkesat tjera të banorëve kishin të bëjnë edhe me zgjidhjen e problemit të furnizimit me energji elektrike, duke vendosur edhe ca trafo, në mënyrë që furnizimi të jetë i rregullt dhe me tension më të lartë. Kryetari Bahtiri i njoftoi që edhe në takimet e tij me përfaqësues të KEDS-it ka kërkuar pikërisht që si prioritet të kenë furnizimin me energji elektrike për fshatrat Vinarc, Suhodoll dhe Vidimriq dhe ka marrë premtime se shumë shpejt do të kryen edhe kërkesat në fjalë.

Kryetari Bahtiri ju ka premtuar banorëve se komuna e Mitrovicës është e përkushtuar për të punuar në të mirë të qytetarëve, duke e përmirësuar jetesën dhe mirëqenien e qytetarëve, fillimisht me ndriçimin e rrugëve, rregullimin e kanalizimit dhe në realizimin e shumë projekteve të tjera më rendësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …