Rreth 400 mijë emigrantë vijnë për pushim në Kosovë, gjatë sezonit të verës

Rreth 400 mijë emigrantë vijnë për pushim në Kosovë, gjatë sezonit të verës

Rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, vijnë për pushim në Kosovë, gjatë sezonit të verës, thonë zyrtarë të Ministrisë së Diasporës. Këto të dhëna rezultojnë nga procesi i regjistrimit të Diasporës, që është duke vazhduar që nga viti 2013. Këshilltari i lartë politik, në Ministrinë e Diasporës, Kushtrim Sheremeti, për Radion Evropa e Lirë, thotë se pushimi i tyre në Kosovë, sjell përfitime edhe në sektorët tjerë. “Në dy vitet e regjistrimit aktiv, kemi arritur që të regjistrojmë rreth 400 mijë njerëz. Kjo nënkupton se rreth 400 mijë njerëz e frekuentojnë Kosovën gjatë verës. Kjo do të thotë një farë potenciali të jashtëzakonshëm turistik dhe besoj se në të ardhmen me këto statistika institucionet e Kosovës, qeveria, do të mund të krijojnë politika edhe më të mira edhe në sektorin e turizmit, ekonomisë dhe bujqësisë “, tha Sheremeti. Në Kosovë, ditëve të fundit, ka mbetur një numër më i vogël i mërgimtarëve. Kjo vërehet nga veturat e shtrenjta me regjistrime nga shtete të ndryshme të botës. Por, edhe në sektorin privat, sidomos në lokalet shërbyese, është stabilizuar orari i punës, pasi gjatë sezonit, konkretisht në muajin korrik dhe gusht, shumë lokale zgjasin orarin e tyre të punës deri në mesnatë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …