Kryetari i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj, ka bërë të ditur për mediet se në Kizhevak të Serbisë, dje kanë rifilluar gërmimet për të gjetur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, pasi puna ishte ndërprerë katër muaj më parë. Gjetaj, ka thënë për mediet se nuk ka ndonjë datë të saktë se sa do të zgjasin këto punime, derisa ka shtuar se me vështirësi është duke u punuar për shkak të motit të lig. Kjo është hera e tretë që po rifillojnë gërmimet në këtë lokacion, dhe sipas disa vlerësimeve punimet tani bëhen tek pjesa kryesore e lokacionit, ku dyshohet për varrezë, ka thënë Gjetaj. Herën e fundit kur pala serbe kishte ndërprerë gërmimet në këtë lokacion ishte arsyetuar me mungesë të fondeve të mjaftueshme, por tani këto fonde janë sigurara nga Britania e Madhe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …