Komuna e Malishevës do të bëjë Shqyrtimin Publik të Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025.
Ky shqyrtim publik paraqet vazhdimësi të takimeve, prezantimeve e diskutimeve publike që janë zhvilluar përgjatë procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal. Si i tillë, ky shqyrtim publik është i hapur për qytetarët, shoqërinë civile, ekspertët, dhe të gjitha palët tjera të interesit për parashtrimin e komenteve, sugjerimeve dhe propozimeve, të cilat do të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të Planit Zhvillimor Komunal të Malishevës.
Shqyrtimi Publik do të mbahet në periudhën 15 shtator – 15 tetor në ndërtesën e Komunës së Malishevës, ku do të jetë i prezantuar Plani Zhvillimor Komunal. Gjatë kësaj periudhe janë paraparë edhe pesë prezantime publike:
-
Me 15.09.2016, ora 10:30, Malishevë – Ndërtesa e Kuvendit Komunal Malishevë
-
Me 20.09.2016, ora 10:30, Kijevë – Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci”
-
Me 20.09.2016, ora 13:30, Panorc – Shkolla Fillore “Asim Vokshi”
-
Me 21.09.2016, ora 10:30, Bellanicë – Shkolla Fillore “Ismail Qemajli”
-
Me 21.09.2016, ora 13:30, Pagarushë – Shkolla Fillore “Vesel Pagarusha”