Azem Syla

Gashi: Azem Syla do të vazhdojë të mbrohet në liri

Vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka mbështetur edhe Gjykata e Apelit, duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për kthimin e të dyshuarve në paraburgim. Azem Syla, do te mbrohet në liri deri në përfundim të procedurës penale ka bërë të ditur  avokati Tomë Gashi . Sot Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorit të EULEX-it, ku është kërkuar që Azem Syla, Hajrulla Berisha dhe Nuhi Uka të rikthehen në paraburgim pas lirimit të tyre më 25 gusht 2016. Gjykata e Apelit ka konsideruar se nuk ka asnjë arsye ligjore që të ndryshohet aktvendimi më të cilin ata janë liruar nga paraburgimi, dhe tani vendimi është i plotfuqishëm apo i formës së prerë. Syla  dhe të tjerët do të mbrohen në liri në këtë çështje penale”, ka shkruar Gashi në një postim të tij

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …