Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2016 i titulluar Tregu i punës në funksion të grave dhe të rinjve dhe Raportin ndër-rajonal të Zhvillimit Njerëzor me titull Mbrojtja e Qëndrueshme e Ballkanit Perëndimor nga Rreziku: Fuqizimi i njerëzve në parandalimin e fatkeqësive të enjten, më 8 shtator, në hotel Sirius, me fillim në ora 09:30. z. Rassell, Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Avdullah Hoti, Ministër i Financave, Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Valdet Hoxha, zëvëndës Ministër i Punëve të Brendshme dhe Anne Huhtamäki, ambasadore e Finlandës në Kosovë do të jenë folësit kyç. Pastaj do të pasojnë prezentimet dhe diskutimet në panele të dy raporteve.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …