Valdete Bajrami: Sa e nevojshme është që PDK-ja dhe LDK-ja të shkojnë në opozitë

Valdete Bajrami, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laslo Markus

Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami, sot ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laslo Markus. Në takimin shefes së Grupit Parlamentar të NISMA’s, Valdete Bajrami me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Markus, është folur rreth situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend. Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për mundësitë e investitorëve hungarezë, të cilët kanë shprehur vullnetin të investojnë në shtetin e Kosovës, por kjo gjë varët nga qeveria, e cila duhet të përkushtohet në krijimin e kushteve për investitorët e huaj. Në këtë takim është folur edhe për rrugëtimin e NISMA’s si parti politike e orientimin social-demokrat, që nga themelimi e deri në ditët e sotme. Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Nismën në fushat e ndryshme me interes për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …