Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i cili po mbahet në arrest shtëpiak, i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, përmes një postimi ka kritikuar qeverinë Ai ka shkruar se për 1 vjet është shtyrë demarkacioni. Po të mos ishte Qeveria kaq arrogante, për 1 vjet do të mund të:
- Anulonte marrëveshjen aktuale,
- Shkarkonte komisionin e Murat Mehës,
- Të krijonte një komision të ri ku përfshihen ekspertët dhe opozita,
- Të rinegocionte çështjen me Malin e Zi,
- Të arrinte një marrëveshje të re që nuk cenon territor të Kosovës,
- Ta sillte në Kuvend marrëveshjen e cila do të ratifikohej.
Sot nuk do të kishte diskutime se kush po e vonon liberalizimin e vizave.