Ramush Haradinaj

Haradinaj: Duhet të kthehet kufiri në Çakorr, në Kullë, atje ku ka qenë…

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Pejë ku është takuar me qytetarët e Rugovës e të Dukagjinit ka deklaruar se versioni i tanishëm i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është i vdekur.  Para se të  nënshkruhet demarkacioni, në momentin kur e kam marrë vesh se ka gabime në shënjimin e kufirit, i kam shkruar letër në atë kohe ish-kryetares, Jahjaga, kryeministrit Mustafa, kryetarit të Parlamentit Kadri Veseli, ish – ministrit të jashtëm, Hashim Thaçi, duke i lutur që të mos shkojnë tutje, sepse kanë ndodhur gabime. Letër i pata shkruar edhe komandantit të KFOR-it, ambasadorëve të vendeve të Quintit, përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar”, ka theksuar Haradinaj. Sipas tij, marrëveshja për demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka vdekur. Më mirë do të ishte që të lejohej Kuvendi që të bënte rrëzimin e një marrëveshje të tillë. “Nëse nuk e kanë guximin, le ta rishikojnë atë. Rishikimi nënkupton të kthehet  kufiri në Çakorr, në Kullë, drejt majave të larta”, ka thënë mes tjerash, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj,

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …