Drejtuesi i Unionit të Shkrimtarëve të Kosovës, Reshat Sahitaj ka deklaruar se favorit për çmimin Nobel do të jetë simboli i rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi dhe akademiku i mirënjohur, Rexhep Qosja. Ai shtoi më tutje se shtetet tjera paguajnë për të sponsorizuar garuesin, ndërkaq ne nuk kemi mbështetje të tillë. Shumica prej vendeve të huaja, kanë shumë optimizëm që Adem Demaci do të fitojë çmimin për Paqe. Zonja Merkel dhe Trump, kanë dhënë shumë materiale, për të arritur një çmim të tillë për ngjarjen e Nobelit, por Adem Demaçi është më i preferuari. Edhe tek fusha e letërsisë ka gjasa që Qosja të jetë fitues, ka deklaruar me optimizëm drejtuesi i unionit të shkrimtarëve të Kosovës, Reshat Sahitaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …