leoni

Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa mendon se ratifikimi i demarkacionit dështoi meqë sipas tij u kërcënuan deputetët ( ! )

Kryeministri, Isa Mustafa mendon se ratifikimi i demarkacionit dështoi meqë sipas tij u kërcënuan deputetët. Ai ka theksuar se ka marrë vendim për ta tërhequr nga rendi i ditës ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, pasi situata nuk ka qenë e volitshme për procedimin e këtij projektligji. Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa theksoi se ka pasur presione dhe kërcënime individuale te deputetët. Unë nuk iu kam adresuar asnjë subjekti politik në mënyrë të veçantë për kushtëzime. Kushtëzime s’do të pranojmë nga askush. Ajo që tani konsideroj që duhet ta bëjmë, është të zhvillojmë konsulta me të gjithë akterët. Iu kisha lut edhe juve si ministra që edhe në fushëveprimin tuaj t’i sqaroni të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me atë pjesë të kufirit. Të mos lëmë asnjë dyshim dhe kur t’i ballafaqojmë faktet atëherë mbetet çështje e vullnetit politik. Duhet të krijojmë një klimë të argumentimit, porositi, kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …