leoni

Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës shkel ligjin me tenderin e autobusëve

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka kryesuar komisionin për hapje dhe vlerësim të këtij tenderi gjë që është shkelje e rëndë e legjislacionit që rregullon prokurimin publik”. Dega e Partisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, gjatë ditës së sotme, ka mbajtur një konferencë për shtyp, lidhur me shpalljen e fituesit të tenderit për blerjen e autobusëve. Anëtari i Kryesisë së kësaj dege, Triumf Sadikaj, ka bërë me dije se i janë  drejtuar Agjencionit Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik rreth dy çështjeve që kanë të bëjnë me tenderin e fundit të Komunës së Prishtinës për blerjen e autobusëve. Sadikaj, ka thënë se nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka kryesuar komisionin për hapje dhe vlerësim të këtij tenderi gjë që, sipas Sadikajt është shkelje e rëndë e legjislacionit që rregullon prokurimin publik, ndërsa çështja e dytë ka të bëjë  me përzgjedhjen e një kompanie e cila është 1.1milionë euro më e shtrenjtë sesa kompania më e lirë, vendim ky që  dëmton buxhetin e Komunës së Prishtinës dhe xhepin e qytetarëve të Prishtinës.

“1.1milionë euro të paguara më shumë nga Komuna e Prishtinës të cilat pretendojnë t’i mbulojnë me shtrenjtimin e biletës është bazë e mjaftueshme për t’u zhvilluar hetime sepse Komuna e Prishtinës është shndërruar në shtab të Vetëvendosjes dhe këto mjete mund të shfrytëzohen për të sponsorizuar shkatërrimin e kryeqytetit”, tha Sadikaj. Ai ndër të tjera tha se asamblistët e PDK-së e kanë përkrahë këtë investim dhe do të  përkrahin çdo investim të mirëfillt, transparent dhe në të mirë të qytetarëve të Komunës së Prishtinës.” Zyra e Komunikimit të PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …