Pacolli: Qeveria të cilën e votova dhe isha kundër rrëzimit të saj në mënyrë diktatoriale nuk po më lë të kthehem në Kosovë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka vizituar strukturat e partisë në Gjilan

Në kuadër të organizimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, kryetari, z.Behxhet Pacolli ka vizituar Gjilanin, ku është takuar me strukturat e partisë në këtë qytet. Pacolli në fjalën e tij hyrëse, i falënderoi të pranishmit dhe i inkurajoi ata që të angazhohen fuqishëm në ngritjen e kapaciteteve të Aleancës Kosova e Re në këtë qytet.  I pranishëm në këtë takim të degës ishte edhe koordinatori i AKR-së nga qendra, z.Vesel Makolli, koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, Mirlindë Gashi, koordinatori i degës së AKR-së, në degën e Gjilanit, z.Ismet Hajdini, kryetari i degës së AKR-së në Kamenicë, z.Fatmir Matoshi dhe shumë aktivistë të tjerë të AKR-së.

Duke folur për situatën e përgjithshme në Kosovë, numri një i AKR-së ka thënë se gjendja ekonomike në vend është në gjendje të mjerueshme. Ai kritikoi pushtetin aktual, duke thënë se ky i fundit është i fokusuar në interesa personale dhe klanore, e jo ato të qytetarit.“Unë e kam vëzhguar situatën fare mirë, kam qenë në bashkëqeverisje dhe jam vërtetuar se aty ku ne mendojmë se bëhet punë për qytetarin, nuk bëhet. Përfaqësuesit e pushtetit merren më shumë me punësimin e familjarëve dhe shokëve të tyre. Ne i kemi dëgjuar edhe bisedat e klanit “Pronto”, përmes të cilave mund të shihni se si mbahet peng Kosova” ka thënë Pacolli, duke e përmendur edhe pezullimin e liberalizimit të vizave, duke thënë se kjo çështje do të duhej të përfundonte shumë më parë.

 “AKR është parti liberal demokratike, ku secili është i barabartë me tjetrin, kjo është e garantuar me statut të AKR-së”, ka thënë Pacolli.  Ai po ashtu theksoi se konsekuencat e papërgjegjësisë së pushtetarëve janë duke i paguar qytetarët. “Perspektivë ekonomike nuk ka fare, duhet të ketë kriter, projektet nuk implementohen vetvetiu, shikoni ligjet dhe do t’i shihni keqpërdorimet që bëhen, është shprehur numri një i AKR-së, duke thënë se, sot të rinjtë dalin dhe bredhin rrugëve me diplomë në xhep dhe në fund të ditës kthehen në shtëpi të pa punë dhe të zhgënjyer.

Numri një i Aleancës Kosova e Re, ka thënë se nën qeverisjen e AKR-së, Gjilani do të shndërrohet në qendër punësimi dhe zhvillimi.

Në takim këtë takim foli edhe koordinatori i AKR-së në nivel qendror, z.Vesel Makolli, i cili i përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen dhe i përgëzoi ata për punën e bërë në këtë degë.

Makolli foli për prioritetet e partisë dhe për ristrukturimin e saj në nivel të Kosovës, ai deklaroi se për çdo ditë me qindra anëtarë po i bashkohen AKR-së, duke i përkrahur synimet e partisë për implementimin e plan programit të saj në tërë Kosovën.

Të pranishmit i përshëndeti edhe koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, znj.Mirlindë Gashi e cila foli për nevojën e përkrahjes dhe fuqizimit të gruas në shoqërinë kosovare.

Përveç takimit me strukturat e partisë, Presidenti Pacolli takoi edhe disa aktivistë gjilanas me të cilët diskutoi për mundësitë e inkuadrimit së tyre në Aleancën Kosova e Re.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …