Kryetar i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ka potencuar përsëri se nuk heqin dorë nga tokat e pretenduara nga Manastiri i Deçanit dhe kleriku Sava Janjiq.“Beteja do të jetë e gjatë, por epilogu do të jetë në anë të Komunës së Deçanit”. Ai ka thënë se nuk ka zhvillim në këtë rrafsh dhe se tashmë kanë shkuar dy ankesa në Kushtetuese. Kemi pasur protesta dhe kundërshtime. Kemi bërë dy ankesa në Gjykatën Kushtetuese dhe një padi ndaj një zyrtari të UNMIK-ut, i cili s’ka pasur drejtë t’i përfaqësojë tokat e ndërmarrjeve të Deçanit, ka shtuar Selmanaj E gjitha kjo është betejë politike. “Unë kam deklaruar që kurrë Manastiri nuk mund t’i marrë ato toka. Është betejë politike, sepse juridikisht e kemi fituar dy herë. Kjo po vjen si rezultat i miqve ndërkombëtarë, të cilët i ftojë të bëjnë zgjidhje, por jo t’i falin toka. Duhet të vetëdijesohen Sava Janjiq dhe Manastiri që ato toka nuk mund t’i marrin ato toka. Ata nuk kanë tentuar t’i marrin ato toka, sepse mund të ketë reaksion nga ana e Komunës së Deçanit dhe qytetarëve të Deçanit”, ka vlerësuar kryetari i Deçanit Selmanaj.