Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Shtimes se Kuvendi i Komunës ka marrë Vendim që të nxjerrë në Diskutim Publik për 15 ditë:
- Propozim-Buxheti i Komunës së Shtimes për vitin 2017,
- Propozim-Rregullore për taksa, tarifa dhe gjoba për vitin 2017,
- Propozim-Rregullore Komunale për Tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2017,
- Propozimi për ndarjen e subvencioneve dhe transferve sipas buxhetit të vitit 2017.
Prandaj ftohen qytetarët e Komunës së Shtimes që të marrin pjesë, me qëllim që të kontribuojnë me diskutimet e tyre në këtë debat.
Debati publik me qytetarë do të mbahet në sallën e Kuvendit (kati përdhesë) të hënen me 19 shtator 2016 në ora 15:00.
Materialin mund ta merrni në zyrën nr. 48 si dhe në web-faqen zyrtare: kk.rks-gov.net/shtime, tek linku Draft-Dokumentet