leoni

GIZ-i me projekt për shërbime të qëndrueshme komunale në Mitrovicë

Përfaqësues të Organizatës GIZ,  Myesere Hoxha, Drita Binaj dhe Atdhetare Kelmendi kanë zhvilluar një takim me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi dhe drejtorinë e Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Saad Gashi, ku kanë prezantuar projektin e vlerësimit të nivelit funksional dhe organizativ dhe mundësitë praktike për ngritjen e cilësisë se produkteve dhe shërbimeve te Drejtorisë se Mbrojtjes se Mjedisit dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë ne Komunën e Mitrovicës.

Duke njoftuar për projektin, Përfaqësuesit e GIZ-it kanë thënë së projekti “Shërbime te Qëndrueshme Komunale”, synon ngritjen e cilësisë se produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Drejtoria e Mjedisit dhe Pyjeve  si dhe nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë.
Analiza është fokusuar ne: Proceset dhe procedurat e menaxhimit; Strukturën organizative, përfshirë ndarjen e punës, shtrirjen e kontrollit menaxher/mbikëqyrës dhe potencialin për konsolidim te funksioneve aktualisht te ndara; Efektivitetin e nivelit te personelit menaxherial përfshirë detyrat, trajnimin, efektivitetin e niveleve te shërbimit dhe ofrimit te shërbimit.
Nënkryetari Kamberi duke falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it për punën dhe përkushtimin për komunën e Mitrovicës , ka thënë se institucionet komunale mbështesin nismat e tilla dhe se Mitrovica do të jetë pjesë përbërëse e këtij projekti.
Projektet e tilla siç është ky projekt i paraparë, kanë për qëllim rritjen e efektivitetit te nivelit te personelit menaxherial, efektivitetin e niveleve te ofrimit te shërbimit dhe lehtësimin e shumë proceseve të punëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …