Strategjia e Energjisë 2016-2025, adreson sfidat aktuale dhe përcakton vizionin për të ardhmen

Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2016-2025 është një dokument sintetizues i gjitha përpjekjeve dhe aktiviteteve për ta ndryshuar sektorin e energjisë, transformuar dhe modernizuar atë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me rastin e prezantimit të kësaj Strategjie, që përbën një prej obligimeve që hyn në kuadër të mandatit të MZHE-së.

Kreu i MZHE-së tha se Strategjia e Energjisë, bazuar në analizën e problematikave që  ka

sektori  i  energjisë,  nevojave për  energji si dhe potencialit të saj për të  arritur qëllimin  e sigurimit të furnizimit  të  qëndrueshëm  me  energji  për  periudhën  dhjetëvjeçare,  ka  përcaktuar  pesë  objektiva strategjike:

– Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike dhe me kapacitete të nevojshme për një sistem stabil të energjisë elektrike;

– Integrimi në Tregun Rajonal të Energjisë;

– Rritja  e  kapaciteteve  ekzistuese  të sistemeve  termike  dhe  ndërtimi  i  kapaciteteve të reja;

– Zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror;

– Përmirësimi  i  shfrytëzimit  me  efiçiencë  të  energjisë,  burimeve  të  ripërtërishme  të

energjisë  dhe  mjedisit  sipas  kërkesave  të  Traktatit  për  Themelimin  e  Komunitetit  të Energjisë dhe MSA‐së.

Sipas tij, për realizimin e objektivave strategjike, janë bërë analiza të bazuara në një sërë faktorësh që ndikojnë në sektorin e energjisë siç janë:

  1. Parashikimi i kërkesës bazuar në parashikimin e rritjes ekonomike sipas Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016‐2021 dhe Programit të Reformave Ekonomike;

  2. Masat për reduktimin  e  humbjeve  teknike  dhe  komerciale  në  sistemin  e  shpërndarjes  së energjisë elektrike;

  3. Ndikimin e zgjerimit të rrjetit të sistemeve të energjisë termike, në kërkesat për energji elektrike;

  4. Përdorimin e burimeve të ripërtërishme;

  5. Masat e efiçiencës së energjisë, 6. integrimin e tregut etj. Ruajtja e mjedisit është komponentë shoqëruese e të gjitha masave për arritjen e objektivave strategjike.

“Për  arritjen  e  secilit  objektiv  janë  rekomanduar  edhe  politikat  dhe  masat  që  janë  vlerësuar  më  të përshtatshme  për  arritjen  e  qëllimit themelor :  Krijimi  i  kushteve  për  sigurimin  e  furnizimit  të besueshëm,  cilësor  dhe  të  sigurt  me  energji,  nëpërmjet  zhvillimit  të  kapaciteteve  prodhuese, transmetuese dhe shpërndarëse, të afta për përballimin pa probleme të kërkesave në rritje për energji”, tha Ministri Stavileci.

Ai më tej nënvizoi se dokumenti ka pasur në konsideratë diversitetin e burimeve, aftësinë blerëse të konsumatorëve, përdorimin me efiçiencë të energjisë, shfrytëzimin maksimal të burimeve të energjisë së ripërtërishme, mos dëmtimin e mjedisit gjatë aktiviteteve energjetike dhe konkurrencën e lirë.

“Në këtë draft të Strategjisë janë dhënë edhe skenarët sipas të cilëve mendojmë të arrijmë objektivat e lart përmendura. Nëse e përkthejmë në gjuhën e projekteve konkrete, si projekte që mbajnë boshtin e kësaj Strategjie, janë projekti i “ TC Kosova e Re”, rehabilitimi i “TC Kosova B”, dhe potenciali gjenerues nga Burimet e ripërtërishme të Energjisë si dhe zbatimi i masave të Efiçiencës së Energjisë”, tha Stavileci.

I pari i MZHE-së, sqaroi se drafti i Strategjisë shoqërohet edhe me shtojca që i japin përdoruesit një pasqyrë të detajizuar, qoftë të  gjendjes së sektorit  apo  edhe të detajeve të  analizave të zhvilluara për  kërkesat për  energji, adekuaci të sistemit elektroenergjetik, burime të ripërtërishme të energjisë, ngrohjes qendrore,  gazit natyror, efiçiencës së energjisë.

Ndryshe, Drafti i Strategjisë së Energjisë së Republikës së Kosovës 2016‐2025 është përgatitur sipas kërkesave ligjore në fuqi nga një ekip i përbërë nga ministritë, agjencitë dhe operatorët e sistemeve me koordinimin e MZHE-së, si përgjegjëse për përgatitjen e dokumentit, ndërsa më pas është vënë në diskutim publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …