leoni

Në Tiranë është mbajtur takimi koordinues mes IMM-së të Kosovës dhe Shqipërisë

Në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor në vitin e tretë të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në Tiranë është mbajtur takimi koordinues mes Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve i Kosovës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës i Shqipërisë.

Ndër temat e shumta që janë diskutuar, ky takim shënon dhe fillimin e konkursit për fotografi Wiki Loves Monuments, që është një prej aktiviteteve të Kalendarit të përbashkët.

Konkursi Wiki Loves Monuments do jetë i hapur deri në fillim të muajit tetor.

Më pas do të vlerësohen fotografitë më të mira dhe do të bëhet ndarja e çmimeve për fituesit pjesëmarrës në këtë garë, ku do të njoftoheni edhe me kohë për datën e ceremonisë së shpërblimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim lamtumirës ushtarët e KFOR-it, dhe u nderua me mirënjohje

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim lamtumirës pjesëtaret …