leoni

Ljubço Georgievski: Rrënjët e popullit maqedonas, janë sllave, jo antike greke

Ljubço Georgievski: Rrënjët e popullit maqedonas, janë sllave, jo antike greke

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski, në një intervistë për të përditshmen “Utrinski Vesnik” ka thënë se  Maqedonia s’ka asnjë rrënjë apo  gjurmë, që ndërlidhet me historinë antike (greko-maqedonase)”. Ai ka shtuar se “rrënjët e popullit maqedonas, janë sllave”, ndërkohë që ka  akuzuar qeverinë për propagandë dhe për antikuizim. “Argumenti kryesor i pushtetit aktual është se nëse do t’i vëmë një parashtresë emrit të shtetit, të tipit “e epërme” ose “veriore”, do ta ndryshojmë identitetin e popullit maqedonas. Nuk ka ndryshim më të madh për identitetin e njeriut, nga ky që i është bërë popullit maqedonas nga ana e OBRM-PDUKM-së. Ndryshimi i parë i identitetit u bë me ndërhyrjen e parë në historinë për antikuizicion që u bë pa kurrfarë baze… As që ka gjurmë dhe rrënjë që ndërlidhen me historinë antike. Momenti i dytë për ndryshimin e identitetit është invazioni masiv nëpërmjet medieve, që tërësisht kontrollohen nga OBRM-PDUKM të cilat emitojnë program paradoksal që e ndryshon kodin e identitetit”, thotë ish-kryeministri dhe ish-lideri i partisë OBRM-PDUKM, Ljubço Georgievski.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …