Krasniqi fton bizneset izraelite që të investojnë në Kosovë

Krasniqi fton bizneset izraelite që të investojnë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputeti Besim Beqaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael me ftesë të Institutit Izraelit për Eksport dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (IIEBN). Në këtë vizitë dy ditore ai ka takuar drejtuesit e këtij instituti, drejtuesit e Agjencisë e Izraelit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar – MASHAV në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, përfaqësues të kompanive kryesore të fushës së bujqësisë, si dhe krerët e Qendrës Volkani në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, që përbëhet nga gjashtë institute shkencore dhe kërkimore në fushën e bujqësisë.

Në takim me Kryetarin e Institutit Izraelit për Eksport dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ramzi Gabbay, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, në shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen që institucionet e ndryshme të bujqësisë në Izrael mund të japin për bujqësinë në Kosovë. Gabbay shprehi gatishmërinë për të ndihmuar bashkëpunimin me bizneset dhe institucionet përkatëse në Kosovë në funksion të avancimit të bujqësisë në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …