Agim Shahini

Kosova nuk ka përfituar sa shtetet tjera në nismat rajonale

Njohës të fushës së ekonomisë dhe bashkëpunimit ndërshtetëror kanë vlerësuar se vendi ynë nuk ka përfituar sa shtetet tjera në nismat rajonale. Ndonëse Kosova është treguar bashkëpunuese, por në të shumtën e rasteve nuk ka qenë përfituese aq sa kanë qenë vendet e rajonit. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini ka deklaruar se Kosova është një nga vendet e rralla në Ballkanin Perëndimor që ka hapur dyert për bashkëpunim me të gjitha shtetet e Ballkanit dhe për vendet e treta, por një gjë e tillë nuk është e hapur për Kosovën nga disa tregje të rajonit. Ai ka shtuar më tutje se Kosovës, shumë herë i është mohuar e drejta për të qenë pjesë e këtyre bashkëpunimeve rajonale, gjë që, siç thotë ai, ka bërë që Kosova të mbetet edhe një nga vendet më të varfra në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …