Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Kundërshtarët e Demarkacionit: Nuk ia vlen të falet tokë në këmbim të liberalizimit të vizave

Duke komentuar zhvillimet më të fundit në Parlamentin Evropian dhe përsëritjen e kërkesës adresuar vendit tonë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, kundërshtarët e Demarkacionit kanë theksuar se nuk ia vlen të falet tokë në këmbim të liberalizimit të vizave. Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pohojnë se Kosova nuk ka tokë për të falur dhe se kushti i demarkacionit për lëvizje të lirë, është i pakuptimtë, pasi që një kusht i tillë nuk i është vënë asnjë shteti tjetër. Edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili është ndër deputetët më të zëshëm kundër këtij demarkacioni, ka përkujtuar se ekspertët e kanë thënë fjalën e vet, ku është ardhur në përfundim që Komisioni Shtetëror për demarkacion ka bërë lëshime gjatë punës dhe se si do të zhvillohen proceset politike tash e tutje në vend, varet ekskluzivisht nga politika. Edhe zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosja kanë theksuar se Marrëveshja për Demarkacionin tashmë ka vdekur dhe nuk ka forcë, nuk ka pushtet që mundet me imponu faljen e territorit të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …