Haki Demolli

Ministri, Enver Hoxhaj dhe ministri Haki Demolli i kordinojne aktivietet në prag të vizitës në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është takuar me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli. Ata janë takuar me qëllim të koordinimit të hapave për të konsoliduar qëndimin e përbashkët të Kosovës në raport me NATO-n. Ministri, Enver Hoxhaj u takua me ministrin, Haki Demolli para vizitës së tij në NATO, ku pritet të takohet me Zëvendës sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, ambasadorin Alexander Varshbow dhe disa figura të tjera politike e ushtarake të rëndësishme. Hoxhaj do të shtroj dhe insistoj në takime me zyrtarët e lartë të NATO-së nevojën e formalizimit të marrdhënieve kontraktuale me Aleancën Veri-atlantike para Samitit të radhës që mbahet në dhjetor ku pritet që Kosova të shënoj një hap të ri raporteve. Po ashtu, temë diskutimi do të jetë edhe rritja dhe roli i ri i FSK-së sa i përket misionit të saj dhe fushë veprimtarisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …