Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi la bërë të ditur se në fillim të mujait tetor, Kosova do të pajiset me kodin telefonik +383 ndërkohë do të licencohet një operatorë serb mobil. Ai ka thënë se që nga java e ardhshme, pala serbe do ta heq këtë bllokadë dhe Kosova mund të pajiset me kod në fillim të tetorit të këtij viti. Pritet që me përfundimin e këtij raundi të fundit për telekomin të arrihet marrëveshje që në tetor të këtij viti të publikohet në ITU, dhënia e kodit telefonik për Kosovën. Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi ka shtuar më tutje se sipas marrëveshjes, do të licencohet një operator mobil serb i cili do të ketë licencë të përkohshme deri në shpalljen e tenderit për operatorë të tretë mobil në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …