Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin sërish e ka tërhequr një paralele mes Kosovës e Krimesë, rajon kontestues mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai ka thënë se Perëndimi nuk dëshiron të njohë vullnetin e popullit në Krime, të cilën e bën kur është në pyetje Kosova. Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit. Disa nga partnerët tanë nuk po shihet se po e kuptojnë, ka thënë Putin në një intervistë për Bloomberg. Ai më tej përmendi shembullin e Krimesë, ku Perëndimi është duke u përpjekur që të mos njohin vullnetin e popullit të Krimesë. “Ata thjeshtë nuk po duan të shohin. Dhe një vend tjetër, Kosova, shihni si e përdorin vullnetin e popullit. Kjo e gjitha është lojë politike, ka thënë Putin.
Analisti serb, Dushan Janjiq, thotë se Putini po mbron interesat e shtetit të tij. “Vetëvendosja në Kosovë dhe Krime është e njëjtë. Deklarata e Putinit është ofertë për Kosovën”, ka thënë ai. “Deklarata e Putinit thotë: nëse na e pranoni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën. Por, nuk është hera e parë ai që thotë kështu. Bile, është çështje kohe kur Rusia do të zhbllokojë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe që këtë veprim do ta shpërblejë Perëndimi, ka thënë mes tjerash analisti serb, Janjiq.