Në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2011 në Amerikë, sot në Prishtinë mbahen aktivitete përkujtimore

Në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në Amerikë, sot në Prishtinë mbahen aktivitete përkujtimore

Në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtator të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Prishtinë do të organizohen një sërë aktivitetesh, që përfundojnë me një ekspozitë me fotografi nga sulmi mbi Kullat Binjake  që ndodhi 15 vite më parë në . Për ta shënuar këtë ditë, fillimisht Garda e nderit e Policisë së Kosovës në sheshin Bill Clinton do ta ulë flamurit amerikanë në gjysmështizë, pastaj zjarrfikësit do të parakalojnë në sheshet e Prishtinës me sinjalizime të ndezura. Në orën 12:00, do të mbahet akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku pas interpretimit të himneve të Kosovës dhe Amerikës  një fjalë rasti do ta mbajë kryeparlamentarit  Kadri Veseli, nën përkujdesjen  e të cilit do të mbahet kjo akademi. Aktivitetet përmbyllen me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe aktivitete të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, për këtë datë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …