Kryetari i degës së kontestuar të Zvicrës nga Qendra e LDK-së, z. Shefqet Dibrani ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 23:30 pas një mbledhje maratonike, me të mbaruar diskutimet, brenda sallës në restorantin ‘Traube’ në Langendorf të kantonit Sollothurn, ndodhi një përleshje fizike mes veprimtarëve të LDK-së dhe militantëve të Isa Mustafës, të cilët sulmuan njërin nga themeluesit e Degës së LDK-së në Zvicër, të cilit i shkaktuan edhe lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Dibranit. Veprimtari shumë vjeçar i LDK-së u sulmua nga Mustafë Beluli i njohur nga rrjetet sociale si militant i Isa Mustafës. Ai kohëve të fundit shihet nëpër mbledhjet dhe takime me misionaret politikë të Isa Mustafës që vijnë nga Kosova për ta legjitimuar një grup i cili me çdo kusht dëshiron ta uzurpojë Degën e LDK-së në Zvicër, po ashu Mustafë Beluli frekuenton edhe tubimet që i organizon Haki Latifi, kryetari i dhunshëm që pretendohet për t’u rikthyer me urdhrin e Isa Mustafës”, thuhet më tej në këtë njoftim. Pas incidentit, policia ka dal në vendin e ngjarjes e cila e ka protokolluar rastin, duke e proceduar më tutje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …