Partia FJALA, NISMA, PDK-ja, AKR-ja...iu urojnë besimtarëve islamë festën e Kurban Bajramit

Partia FJALA, NISMA, PDK-ja, AKR-ja…iu urojnë besimtarëve islamë festën e Kurban Bajramit

Në urimin e Partisë FJALA, thuhet se Festa e Kurban Bajramit na frymëzon dhe inkurajon që të jemi më solidar njëri me tjetrin, ta duam më shumë njëri tjetrin, ta respektojmë dhe ta nderojmë më shumë njëri tjetrin, të bashkohemi dhe të punojmë më shumë për popullin dhe për vendin tonë. Haxhilerëve tanë të dashur të cilët ndodhen në vendet e bekuara në Mekë dhe Medine, ju urojmë shëndet, obligime dhe adhurime të pranuara dhe kthim shëndosh e mirë në vendin e tyre. Haxhilerët tanë të dashur, sëbashku me gjithë Haxhilerët tjerë nga rruzulli tokësor në këto ditë të bekuara në vendet ku ata janë tubuar, na dërgojnë një porosi të qartë se nuk ka dallim i bardhi nga i ziu, i pasuri nga i varfëri por se të gjithë janë të barabartë dhe ashtu duhet ta trajtojmë gjithmonë njëri tjetrin. Të nderuar qytetarë, vendi ynë, shteti ynë, Kosova jonë e dashur meriton më shumë dhe më mirë, prandaj me urimet më të sinqerta për këtë Festë të Kurban Bajramit ju dëshirojmë juve shëndet, harmoni dhe suksese në rrugëtimet e juaja dhe në sfidat që na presin për një të ardhme më të mirë.

NISMA për Kosovën, të gjithë qytetarëve të Kosovës, të besimit islam ju uron festën e Kurban Bajramit. Le të jetë kjo ditë e mirësisë, paqes, solidaritetit, tolerancës dhe dashurisë ndër njerëzore. NISMA për Kosovën, të gjithë qytetarëve të Kosovës, të besimit islam, u dëshiron shëndet dhe suksese në familjet e tyre!

Në këtë natë të shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë, më lejoni që në emrin tim dhe të strukturave drejtuese të Aleancës Kosova e Re, t’ju uroj Festën e Kurban Bajramit. Uroj që kjo festë të jetë një ditë gëzimi për të gjithë, një ditë të cilën do ta kaloni në begati bashkë me familjen dhe më të dashurit tuaj, duke shprehur respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin. Lutem qe sakrificat e popullit tim të shpërblehen me një shtet funksional, me mirëqenie sociale dhe dinjitet për të gjithë qytetarët pa dallim etnie dhe feje. Ky vend e meriton më të mirën dhe me vullnetin e Zotit këtë do ta arrijmë bashkërisht!

Partia Demokratike e Kosovës, uron të gjithë besimtarët e fesë islame dhe Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shëndet, paqe e lumturi. Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët islamë, i kujtojmë dhe shprehim respektin për ata që kontribuan dhe sakrifikuan për lirinë e vendit, heronjtë, dëshmorët, martirët dhe të pagjeturit. Kjo festë tregon vlerën e sakrificës, përkushtimin për zotin dhe dashurinë për njeriun, duke dëshmuar se besimi afron njerëzit mes vete, fuqizon solidaritetin dhe paqen. Këto vlera nuk i kanë munguar popullit tonë dhe ne angazhohemi në forcimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …