Shumë shqiptarë dhe boshnjakë të besimit islam kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, në lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës, lagje shqiptare boshnjake, nga ku pas luftës serbët kanë përzënë dhunshëm mijëra familje shqiptare e boshnjake. Edhe sot qytetarët kishin improvizuar faljen në ambient të hapur, për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në faljen e namazit të Bajramit. Ligjëratën tematike me këtë rast e ka mbajtur imami, Cenë Bala, i cili përcolli mesazhin për paqe dhe dashuri ndaj njëri tjetrit. Gjatë gjithë kohës së ceremonisë së faljes në namazit të Bajramit, janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së stacionin e veriut, i cili kontrollohet vetëm nga policët serbë dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …