Fadil NUra

Urimi i nënkryetarit të komunës së Skenderajt me rastin e Kurban Bajramit

Nënkryetari i komunës së Skenderajt z. Fadil Nura, me rastin e festës së kurban Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam.

“Të nderuar qytetarë të Skenderajt, me rastin e festës së Kurban Bajramit më lejoni të përcjellë urimet më të sinqerta për të gjithë qytetarët e Skenderajt, me dëshirën që paqja, solidariteti, humanizmi dhe begatia të jenë pjesë e familjeve tona.

Uroj nga zemra që në këtë festë të rëndësishme fetare dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për vendin tonë të shtohet. Ditët e festave janë momente kur ne kujtojmë sakrificën dhe flijimin e bijve më të mirë, për lirinë dhe mirëqenien tonë të përbashkët. Respekti dhe nderimi më i madh u takon atyre që u flijuan për lirinë e vendit. Lë të jetë Kurban Bajrami moment i reflektimit tonë për më shumë dashuri, për më shumë respekt reciprok. Lë të jetë kjo festë moment i shtrirjes së dorës për ndihmë për të sëmurët dhe skamnorët”, thuhet në urimin e nënkryetarit të komunës së Skenderajt z. Fadil Nura me rastin e festës së Kurban Bajrami!

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …